Lifestyle 2026-04-05 16:48:00 Nga VNA

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla në meshën e Pashkëve në Windsor; Princesha Kate rikthehet pas dy vitesh

Ndaje në Whatsapp
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla në meshën e Pashkëve

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla morën pjesë të dielën në meshën tradicionale të Pashkëve në Kapelën e Shën George në Windsor, të shoqëruar nga anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore. Vëmendjen e tërhiqte rikthimi i Princit të Uellsit dhe Catherine, Princeshës së Uellsit, e cila kishte munguar në këtë ceremoni për dy vite radhazi.

Ndryshe nga viti i kaluar, Andrew Mountbatten-Windsor, ish-bashkëshortja e tij Sarah Ferguson dhe vajzat e tyre, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, nuk ishin të pranishëm pasi, sipas burimeve, kanë bërë “plane alternative” për Pashkë.

Princi William dhe Catherine u pritën me duartrokitje teksa hynë në kapelë së bashku me tre fëmijët e tyre: Princin George, 12 vjeç, Princeshën Charlotte, 10 vjeçe dhe Princin Louis, 7 vjeç. Charlotte i përshëndeti me dorë qytetarët që i prisnin pas barrierave. Familja e Uellsit mungoi vitin e kaluar për shkak të një pushimi familjar në Norfolk, dhe vitin para atij pasi Catherine ishte në fazat e para pas diagnostikimit me kancer.

Në shërbesë morën pjesë gjithashtu Princesha Anne me bashkëshortin Sir Tim Laurence, si dhe Princi Edward me familjen e tij. Mbreti dhe Mbretëresha mbërritën të fundit, ndërsa një qytetar dëgjohej të thoshte “Zoti e bekoftë Mbretin”. Në dalje, çifti mbretëror përshëndeti publikun dhe u uroi besimtarëve një Pashkë të mbarë. Mbretëresha tha se shërbesa kishte qenë “e mirë”.

Këtë vit, Mbreti nuk publikoi një mesazh zyrtar për Pashkët. Të enjten, ai dhe Mbretëresha Camilla morën pjesë në shërbesën tradicionale të Maundy Day në Denbighshire, ku Mbreti i dhuroi simbolikisht 77 burrave dhe 77 grave që janë shquar për shërbesë të krishterë dhe kontribut në komunitet.

Ndërkohë, Andrew Mountbatten-Windsor – i cili është hequr nga titujt mbretërorë dhe po hetohet pas arrestimit nën dyshime për abuzim me detyrën – është zhvendosur në Sandringham, Norfolk. Ai dhe familja e tij vijojnë të jenë në qendër të skandalit Epstein, megjithëse ai mohon çdo përfshirje të paligjshme.

Kjo e diel shënoi gjithashtu predikimin e parë të Pashkëve nga kryeipeshkëvia e re e Canterbury-t, Dame Sarah Mullally, e cila gjatë fjalës së saj bëri thirrje për t’i dhënë fund “dhunës dhe shkatërrimit” në Lindjen e Mesme, teksa lufta SHBA–Izrael kundër Iranit ka hyrë në javën e gjashtë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news