Lifestyle 2025-09-28 07:59:00 Nga VNA

“Instagram vs Realiteti”: Bali po bëhet viktimë e suksesit të vet

Ndaje në Whatsapp
“Instagram vs Realiteti”: Bali po bëhet viktimë e suksesit

Bali, parajsa tropikale e Indonezisë e lavdëruar prej dekadash për bukuritë natyrore dhe shpirtin e saj mistik, po përballet me një krizë të re: zhgënjimin e turistëve që zbulojnë se realiteti nuk përputhet me imazhin e përsosur në rrjetet sociale.

Një prej tyre është blogerja britanike Zoe Rae, e cila në një video të publikuar në YouTube pranoi se “diçka nuk po shkonte siç duhet” që prej momentit kur zbriti në Bali. E ndikuar nga postimet plot ngjyra dhe qetësi në Instagram, ajo priste pushime ëndrrash – por përballja me realitetin e mbushur me trafik, mbeturina dhe turma turistësh e bëri të ndërpresë udhëtimin dhe të ikë drejt Dubait.

Në rrjetet sociale, videot me etiketën “expectation vs reality” janë bërë virale: shkallë të rrënuara me plehra në rrugën drejt restoranteve buzë detit, radhë të gjata për një foto perfekte te ujëvara, motoçikleta që nxjerrin tym pranë kafeneve “eko” me kashtë bambuje.

Balit i është ngjitur prej kohësh etiketa e “Shangri-Lasë shpirtërore”, veçanërisht pas filmit Eat, Pray, Love. Por në vend të qetësisë dhe meditimit, turistët përballen sot me zhurmë ndërtimesh, trafik të dendur dhe çmime në rritje.

Rritja e turizmit – bekim apo mallkim?

Numri i vizitorëve është rritur nga 3.8 milionë në vitin 2014 në mbi 6.3 milionë vitin e kaluar, ndërsa këtë vit pritet rekord absolut me mbi 7 milionë turistë. Zona të dikurta të qeta si Canggu, Seminyak apo Uluwatu janë transformuar në destinacione për festa dhe “selfie”.

Por zhgënjimi i turistëve ka sjellë ironi mes banorëve lokalë.

“Kur thonë që Bali është bërë shumë i mbushur, harrojnë që edhe ata janë pjesë e turmës,” thotë aktivisti balinez I Made Vikannanda.

Të rinjtë lokalë si Ni Kadek Sintya tregojnë se çfarë dikur ishin fusha orizi dhe rrugë të qeta, sot janë kthyer në labirinte betoni dhe klaksonësh. “E ndjej që Bali po gërryhet dita-ditës,” shprehet ajo me trishtim.

Kriza mjedisore dhe tensionet sociale


Së fundmi, përmbytje të rralla morën jetën e mbi një duzine personash, me autoritetet që fajësuan menaxhimin e dobët të mbetjeve dhe urbanizimin e pakontrolluar. Qeveria lokale ka premtuar kufizim të ndërtimit, por shumë kanë frikë se është vonë.

Ndërkohë, sjelljet e papërgjegjshme të turistëve – nga ngasja e motoçikletave pa helmetë e deri te zhveshja në vende të shenjta – kanë shtuar pakënaqësinë. Edhe prania në rritje e mijëra rusëve dhe ukrainasve që janë vendosur në Bali pas luftës ka sjellë tensione të reja.

Bali kërkon ekuilibrin mes turizmit dhe identitetit

Autoritetet kanë nisur të reagojnë: janë vendosur udhëzime sjelljeje për turistët, policia patrullon zonat turistike, ndërsa ndalimi i plastikës njëpërdorimëshe është bërë ligj. Në të njëjtën kohë, grupe lokale dhe biznese të vogla organizojnë pastrime plazhesh dhe kampanja ndërgjegjësimi.

“Bali nuk është vetëm një treg turizmi për t’u shfrytëzuar – është një pasuri natyrore dhe kulturore që duhet mbrojtur,” thotë gazetarja e udhëtimeve Maria Shollenbarger.

Dhe mes gjithë zhurmës e rrëmujës, mesazhi për udhëtarët është i qartë:

Mos kërkoni vetëm Bali-n e Instagramit. Kërkoni Bali-n e vërtetë – dhe respektojeni.

Video

Rama: Sigurinë ushqimore do ta bëjmë siç bëmë rendin dhe sigurinë publike.

Lëvizja "Shqipëria Bëhet" ka dorëzuar sot në SPAK një padi për çmimin e naftës.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, një lokal në zonën e Qafë Shtamës është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht së bashku me bujtinën përreth. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas pronarit të objektit, Bukurosh Balliu, dyshohet se shkak i ngjarjes kanë qenë luhatjet e tensionit elektrik, të ardhura si pasojë e erërave të forta. Këto luhatje mendohet se kanë krijuar shkëndija, të cilat më pas kanë çuar në përhapjen e flakëve.

Të paktën gjashtë persona u plagosën nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë që goditi Japoninë veriore të hënën Sipas Japan Meteorological Agency, lëkundja ndodhi në Oqeanin Paqësor pranë prefekturës Iwate në ishullin Honshu. Agjencia raportoi një magnitudë prej 7.7 ballësh, ndërsa United States Geological Survey e vlerësoi atë në 7.4. Menjëherë pas tërmetit u lëshua një paralajmërim për cunami, me valë të mundshme deri në tre metra. Një valë deri në 80 centimetra u regjistrua në portin e Kujit, ndërsa valë më të vogla goditën zona të tjera të Japonisë veriore. Më vonë, alarmi për cunami u hoq.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news