Kronika 2026-05-04 11:22:00 Nga VNA

Dosja në Shkodër: 4 të pandehur për pastrim parash me transaksione fiktive 500 mijë euro

Ndaje në Whatsapp
Dosja në Shkodër: 4 të pandehur për pastrim parash me

Kryen transaksione dhe veprime bankare fiktive me vlerë 500.000 euro, Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penal ndaj 4 personave. Ata akuzohen për pastrim parash.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1280, të vitit 2021 u arrit të provohet se shtetasit A.C, A.G, G.G dhe V.J, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer kontrata (shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje) dhe veprime bankare fiktive me qëllim pastrimin e produkteve penale në shumën prej 500 000 (pesëqind mijë) euro, shumë që është sekuestruar nga Prokuroria.

Video

Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës, vrau ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng 24-vjeçaren. Pas rreth 7 orësh negociata me forcat RENEA, ai liroi ish-partneren, por refuzoi të dorëzohej. 35-vjeçari i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Familjarët thonë se autori nuk pranonte ndarjen dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë po hetohen.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

Pesë efektivë të Policisë Metropolitane u plagosën pasi një varkë e Njësisë Detare u përplas me Urën Westminster në Londër. Disa prej tyre ranë në ujë, por u shpëtuan menjëherë nga kolegët dhe ekipet e emergjencës.

Erion Braçe sfidoi Edi Ramën në mbledhjen me dyer të mbyllura, duke kundërshtuar votimin e anëtarëve të KPP-së pa diskutim paraprak. Debati u përshkallëzua, ndërsa Rama humbi durimin dhe iu drejtua Braçes me fjalë të ashpra. Pas përplasjes, kryeministri paralajmëroi deputetët socialistë se do të marrë masa ndaj zërave kritikë. Heshtja e Elisa Spiropalit dhe debati Rama–Braçe nxorën në pah tensionet brenda Partisë Socialiste.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news