Histori të harruara 2026-01-30 16:19:00 Nga VNA

Aksionerët e Bankës Kombëtare të Shqipërisë në 1925-ën

Ndaje në Whatsapp

Dhimitër Pasko shkruan se banka u krijua “pa asnjë përgatitje serioze” me marrëveshjen e datës 15.3.1925 midis shtetit shqiptar (përfaqësuar nga Mufit Libohova) dhe grupit financiar italian (me përfaqësues Amadeo Gambinin), me këto të drejta:

-Kryerjen e veprimit financiar.

-Ekskluzivitetin e nxjerrjes së kartëmonedhës dhe monedhës.

-Marrja e depozitës së fondeve të shtetit.

Banka u krijua fillimisht në Romë. Marrëveshja u shtyp së pari më 18.4.1925, së dyti më 12.7.1925 në “Fletorja Zyrtare” dhe së treti po këtu më 31.7.1925.

Kapitali fillestar u caktua 12.5 milion franga ari, 49% për shtetasit shqiptarë dhe 51% për ata italianë. Nga pala shqiptare u caktuan:

-Ajet Libohova, përfaqësues i qeverisë arabe në Romë dhe komisar i shtetit shqiptar pranë Bankës Kombëtare, me 40.000 aksione.

-Eqrem Vlora, me 58.000 aksione.

-Neshet Vlora, me 52.000 aksione.

Në tabelën e aksionerëve shihet edhe përfaqësuesi i qeverisë Tefë Curani (ish ministër i Financave) me 15.380 aksione.

Aksionerët e Bankës Kombëtare të Shqipërisë

Për veprimet e M.Libohovës u ngrit një komision hetimor parlamentar i përbërë nga: Rauf Fico (kryetar), Kristo Floqi, Fiqri Rusi (sekretarë), Maliq Bushati, Ndrekë Kiçi, Kasem Radovicka dhe Vasil Bamiha (anëtarë).

Dhimitër Pasko në studimin e tij të vitit 1932 “Tri problema në lidhje me Bankën Kombëtare" (botuar në Kostancë), nxjerr përfundimet se krijimi i bankës u bë me nxitim të madh pa e studiuar çështjen, pjesëmarrja e shtetasve shqiptarë nuk qe ajo që pritej dhe u përdorën mjete jo të duhura për formimin e saj.

Marrë nga muri i Kastriot Dervishit 

 

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news