Bota 2026-09-04 09:00:29 Nga VNA

Djali i një prej themeluesve të Hamasit trondit me deklaratat: Nuk dua myslimanë në Amerikë, largohuni!

Ndaje në Whatsapp
Djali i një prej themeluesve të Hamasit trondit me deklaratat: Nuk dua

Mosab Hassan Yousef, djali i madh i një prej figurave themeluese të Hamasit dhe ish-informator i shërbimit izraelit të sigurisë, Shin Bet, ka shkaktuar reagime të forta pas një fjalimi me gjuhë fyese ndaj myslimanëve dhe besimit islam.

Deklaratat u bënë gjatë Samitit Hebreo-Amerikan, të zhvilluar më 30 gusht në Los Angeles. Përpara të pranishmëve, Yousef kërkoi që myslimanët të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk dua myslimanë në Amerikë. Largohuni nga Shtetet e Bashkuara. Kthehuni në vendet nga keni ardhur dhe reformojini ato”, deklaroi ai, duke përdorur edhe shprehje të rënda fyese. Një pjesë e publikut reagoi me duartrokitje dhe të qeshura.

Yousef vijoi më pas me një sulm verbal ndaj Kuranit, Profetit Muhamed dhe besimit islam, duke deklaruar se nuk kishte respekt për asnjërin prej tyre dhe se myslimanët e neverisnin.

Fjalimi shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, CAIR, dënoi si deklaratat e Yousef, ashtu edhe reagimin e publikut. Organizata u kërkoi organizatorëve dhe mbështetësve të aktivitetit të kërkonin falje dhe të distancoheshin nga ajo që e cilësoi “urrejtje kundër myslimanëve”. (CAIR⁠)

Samiti u organizua nga Aish Los Angeles, një organizatë hebraike ortodokse. Mes folësve të aktivitetit ishin ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, dhe ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter. Nuk ka të dhëna që dy diplomat të kenë qenë të pranishëm pikërisht gjatë deklaratave të Yousef.

Mosab Hassan Yousef është djali i Sheikh Hassan Yousef, një prej figurave themeluese të Hamasit. Ai u rrit në Bregun Perëndimor, por më vonë bashkëpunoi për rreth një dekadë me Shin Bet-in, nga viti 1997 deri më 2007.

Pas largimit drejt Shteteve të Bashkuara, familja e mohoi publikisht, ndërsa ai u konvertua në të krishterë. Historia e tij u bë e njohur ndërkombëtarisht përmes dokumentarit të vitit 2014, “The Green Prince”. Sot, Yousef shfaqet rregullisht në forume politike dhe njihet si një nga kundërshtarët më të ashpër të Hamasit dhe Islamit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news