Sociale 2026-09-06 10:31:15 Nga VNA

DENONCIM NË VNA/ Rinisin ndërhyrjet në përroin e Paprit, qytetari ngre alarmin për marrjen e inerteve

Ndaje në Whatsapp
DENONCIM NË VNA/ Rinisin ndërhyrjet në përroin e Paprit,

 

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e VNA, i shoqëruar me pamje nga grykëderdhja e përroit të Paprit, një prej degëve të lumit Shkumbin. Qytetari që ka dërguar videon thotë se kompania 2T ka rinisur marrjen e inerteve në zonë për ndërtimin e Korridorit VIII.

Marrja e inerteve ishte ndërprerë pas rrëshqitjes së dherave që bllokoi rrugën e Librazhdit disa muaj më parë. Përpara ndalimit, në këtë përrua ishin kryer ndërhyrje përgjatë kilometrave të tërë të shtratit, të cilat kanë lënë pas dëme të konsiderueshme. Tashmë makineritë janë rikthyer dhe shqetësimi është se vazhdimi i shfrytëzimit mund ta rëndojë edhe më shumë situatën.

VNA publikon pamjet dhe kërkon një reagim nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar nëse marrja e inerteve nga kompania 2T është e autorizuar, çfarë sasie lejohet të shfrytëzohet dhe çfarë kontrollesh janë kryer për dëmin dhe ndikimin mjedisor në zonë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news