Sociale 2026-09-04 10:49:07 Nga VNA

Dita e 97-të e protestës, qytetarët mblidhen para Gjykatës Penale: Kërkojnë lirimin e të arrestuarve

Ndaje në Whatsapp
Dita e 97-të e protestës, qytetarët mblidhen para Gjykatës

Protestuesit e kanë nisur ditën e 97-të të revoltës duke u mbledhur përpara Gjykatës Penale të Tiranës, në mbështetje të personave të arrestuar pas tensioneve të së martës para Kryeministrisë.

Për të arrestuarit pritet të caktohet sot masa e sigurisë, ndërsa protestuesit kërkojnë lirimin e tyre. Ata kishin paralajmëruar një ditë më parë se do të zhvendoseshin para gjykatës për të kundërshtuar mbajtjen e tyre në qeli.

Paralelisht, qytetarët kanë përsëritur kërkesën kryesore të protestës, e cila po i afrohet ditës së 100-të: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Tubimi pritet të vijojë edhe në mbrëmje. Protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime. Më pas, marshimi do të shtrihet në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës.

Mbrëmjen e kaluar u zhvillua dita e 96-të e protestës. Qytetarët u mblodhën përpara Kryeministrisë dhe marshuan nëpër kryeqytet me flamuj kombëtarë dhe flakadanë, ndërsa thirrën: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news