Bota 2026-03-27 08:21:00 Nga VNA

Trump zgjat ultimatumit ndaj Iranit për Hormuzin, pezullon për 10 ditë sulmet ndaj impianteve energjetike

Ndaje në Whatsapp
Trump zgjat ultimatumit ndaj Iranit për Hormuzin, pezullon për 10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se do ta zgjasë edhe një herë afatin që Irani të rihapë ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se në të kundërt impiantet energjetike iraniane do të përballen me shkatërrim.

Deklarata vjen pasi Teherani refuzoi një propozim amerikan me 15 pika për t’i dhënë fund luftimeve, duke e cilësuar atë të padrejtë. Lufta katërjavore është përhapur në gjithë Lindjen e Mesme, duke shkaktuar mijëra viktima dhe duke goditur ekonominë globale përmes rritjes së çmimeve të energjisë dhe frikës për inflacion.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt, ndërkohë që po zhvilloheshin bisedime për programin bërthamor iranian që nuk kishin prodhuar marrëveshje.

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Trump paralajmëroi rritje të presionit ndaj Teheranit nëse nuk arrihet një marrëveshje. Më pas ai shkroi në rrjetin Truth Social se do të pezullojë për 10 ditë, deri më 6 prill në orën 20:00 sipas kohës lindore të SHBA, sulmet e paralajmëruara ndaj impianteve energjetike iraniane.

“Bisedimet po vazhdojnë dhe, pavarësisht deklaratave të gabuara nga mediat e rreme dhe të tjerë, ato po shkojnë shumë mirë,” shkroi ai.

Irani ka deklaruar se nuk është i angazhuar në bisedime me Uashingtonin, ndërsa Trump nuk ka sqaruar me kë po negocion SHBA në Iran, pasi shumë zyrtarë të lartë iranianë janë vrarë gjatë luftës.

Më 23 mars, Trump kishte shpallur një ndalesë pesëditore të sulmeve të paralajmëruara ndaj centraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane, por tani e ka zgjatur këtë periudhë në 10 ditë.

Në një intervistë për Fox News, ai tha se iranianët kishin kërkuar një pauzë shtatëditore për sulmet ndaj impianteve energjetike. Nga Teherani nuk pati reagim të menjëhershëm, ndërsa Wall Street Journal, duke cituar ndërmjetës të bisedimeve për paqe, raportoi se Irani nuk kishte kërkuar një pauzë 10-ditore.

Irani ka paralajmëruar se do të godasë objektet energjetike në rajonin e Gjirit nëse SHBA realizon kërcënimin për të sulmuar impiantet e tij energjetike.

Video

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news