Bota 2026-01-26 13:36:00 Nga VNA

Republikanët kërkojnë hetim të plotë për vrasjen e dytë nga agjentët federalë në Minneapolis

Ndaje në Whatsapp

Një numër në rritje ligjvënësish republikanë po i bëjnë thirrje administratës Trump të nisë një hetim të plotë dhe të pavarur për vrasjen e dytë brenda dy javësh në Minneapolis nga agjentë federalë të emigracionit. Rasti i fundit lidhet me Alex Pretti, 37 vjeç, shtetas amerikan, i cili u qëllua për vdekje të shtunën gjatë një incidenti me agjentë federalë. 

Presidenti Donald Trump i tha Wall Street Journal se administrata e tij është “duke rishikuar gjithçka”, duke lënë të hapur edhe mundësinë e tërheqjes së agjentëve federalë nga qyteti. Megjithatë, Trump shtoi se “nuk duket mirë” kur dikush shkon në protestë me një armë të fuqishme të mbushur . 

Republikanët kërkojnë hetim të plotë për vrasjen e

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, deklaroi se Pretti kishte afruar agjentët e Border Patrol me një armë gjysmë-automatike dhe se kishte reaguar dhunshëm kur ata tentuan ta çarmatosnin. Sipas saj, përdorimi i forcës ishte i justifikuar në kontekst vetëmbrojtjeje.

Por autoritetet lokale në Minneapolis kanë dhënë një version të ndryshëm, duke theksuar se arma e Prettit ishte e regjistruar ligjërisht dhe se ai u qëllua pasi arma ishte hequr nga duart e tij. Video të verifikuara dhe analiza nga media, përfshirë BBC Verify, hedhin dyshime mbi versionin federal të ngjarjes.

Rasti ka shkaktuar reagim të fortë politik dhe publik, duke nxitur thirrje bipartizane për transparencë, përgjegjësi dhe hetim të pavarur, ndërsa tensionet mbi operacionet federale të emigracionit në Minneapolis vazhdojnë të rriten. 

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news