Bota 2025-12-27 17:35:00 Nga VNA

Në Ukrainë nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

Ndaje në Whatsapp
Në Ukrainë nisin hetime për një skemë blerjeje votash

Agjencitë kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë thanë se po hetojnë akuza për blerje votash nga anëtarë të parlamentit dhe se shërbimet e sigurisë po pengonin përpjekjet për të kryer kontrolle.

Hetimi, i lajmëruar më 27 dhjetor, ishte më i fundit në një seri hetimesh nga dy agjencitë — Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës — që kanë tronditur politikën e brendshme në Ukrainë.

Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit — e njohur si SAPO — tha se hetuesit e saj kishin identifikuar me dyshim “një grup kriminal të organizuar” që përfshinte deputetë aktualë në Verhovna Rada, parlamentin ukrainas.

Anëtarët e grupit, sipas SAPO-s, kanë marrë përfitime të paligjshme në këmbim të votave të tyre në parlament.

Por, detaje të mëtejshme mbi këto akuza nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit, e njohur si NABU, tha se hetuesit e saj po pengoheshin teksa tentonin të hynin në ndërtesat administrative të përdorura nga deputetët.

Agjencia e ngarkuar me sigurimin e deputetëve, Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes, i mohoi akuzat, duke i thënë shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se rojet thjesht po verifikonin identitetin e hetuesve.

“Fakti është se punonjësit e NABU-s po përpiqen të sjellin persona të panjohur ose të pakuptueshëm në territorin e regjimit, në territorin e institucionit shtetëror”, tha zëdhënësi i shërbimit, Oleksiy Morozov.

Të themeluara në vitin 2015 si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse që synonin çrrënjosjen e korrupsionit të rrënjosur prej kohësh, të dyja agjencitë kanë ndërtuar reputacion për kryerjen e hetimeve politikisht të ndjeshme, si dhe për luftën për të ruajtur pavarësinë e tyre nga entitete të tjera të zbatimit të ligjit.

Një hetim mbi ryshfete në sektorin e energjisë — përfshirë financimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore për infrastrukturën e rrjetit elektrik — doli në pah publikisht muajin e kaluar, kur zyrtarët kundër korrupsionit bastisën zyra në Kiev.

Ky hetim, i cili është ende në proces e sipër, çoi përfundimisht në shkarkimin nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të Andriy Yermak, shefit të tij të kabinetit prej kohësh dhe një figure kyçe ndërmjetëse në negociatat e paqes me Shtetet e Bashkuara.

Shkarkimi i Yermakut erdhi në një moment të vështirë për Zelenskyyn. Akuzat i kanë njollosur reputacionin e tij brenda vendit dhe kanë shtuar presionin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, diçka që presidenti ukrainas e ka kundërshtuar për shkak të ligjit ushtarak dhe luftës së gjithanshme të Rusisë kundër Ukrainës./REL 

Video

Kompania SpaceX përfundoi me sukses fluturimin e 13-të testues të raketës super të rëndë Starship. Gjatë misionit, për herë të parë u vendosën në orbitë 20 satelitë Starlink V3, ndërsa anija Starship realizoi me sukses uljen e kontrolluar në Oqeanin Indian. Megjithëse përforcuesi Super Heavy nuk arriti të përfundonte uljen e planifikuar, SpaceX e cilësoi misionin si një test të suksesshëm, duke theksuar se objektivat kryesore të fluturimit u realizuan.

Tajfuni Hongxia goditi jugun e Kinës, duke detyruar evakuimin e më shumë se 800 mijë banorëve. Stuhia preku tokën në provincën Guangdong më 26 korrik, me erëra që arritën shpejtësinë deri në 45 metra në sekondë. Autoritetet mbyllën shkollat, pezulluan pjesërisht transportin publik dhe hapën qendra të përkohshme strehimi për banorët. Tajfuni po lëviz drejt zonave të brendshme të vendit, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve dhe dëmeve të mëtejshme.

Këto janë pamjet e momentit kur forcat speciale RENEA rrethojnë automjetin e Nertil Buzit, në operacionin e zhvilluar nën drejtimin e prokurorit Kristi Jorgji. Videoja është regjistruar menjëherë pasi 35-vjeçari liroi 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, të cilën e mbajti peng për disa orë.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news