Bota 2026-09-04 21:06:56 Nga VNA

24-vjeçarja shqiptare vritet në Graz, i dyshuar vëllai i partnerit: Policia austriake heton për vrasje

Ndaje në Whatsapp
24-vjeçarja shqiptare vritet në Graz, i dyshuar vëllai i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në apartamentin ku jetonte. Viktima është identifikuar nga mediat shqiptare si Abigel Laçi, me origjinë nga Vlora, ndërsa faqja zyrtare e TU Graz e liston atë si studente shqiptare nga Vlora në degën e Biologjisë Molekulare dhe ambasadore studentore për Shqipërinë në këtë universitet. 

Sipas ORF Steiermark, policia austriake u njoftua të enjten rreth orës 12:40 për një ngjarje të rëndë në një banesë në qendër të Grazit. Në vendngjarje, efektivët gjetën trupin e pajetë të 24-vjeçares, ndërsa në shkallët e godinës arrestuan një 23-vjeçar. Policia ka konfirmuar se i arrestuari është vëllai i partnerit të viktimës. ⁠

Prokuroria po heton rastin si dyshim për vrasje. Autoritetet austriake kanë bërë të ditur se motivi dhe dinamika e plotë e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Sipas hetimeve të deritanishme, i dyshuari dyshohet se ka hyrë me forcë në apartament, në një moment kur e reja ndodhej e vetme në banesë.

Mediat shqiptare raportojnë se viktima është goditur me çekiç, por ky detaj nuk është konfirmuar publikisht nga policia austriake. Autoritetet kanë deklaruar se disa të dhëna të hetimit nuk po bëhen publike për arsye hetimore dhe për të mos rënduar familjarët e viktimës.

I dyshuari, sipas ORF, ka refuzuar të japë deklarime gjatë marrjes në pyetje dhe ndodhet në paraburgim në burgun Graz-Jakomini. Hetimet vijojnë për të rindërtuar të plotë ngjarjen dhe për të zbardhur motivin e krimit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news