Bota 3 July 2025, 18:49 Nga VNA

Zbardhet telefonata e gjashtë për këtë muaj mes Trump dhe Putin, në fokus situata në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet telefonata e gjashtë për këtë muaj mes Trump dhe

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan këtë të enjten një bisedë telefonike, të gjashtën në muajt e fundit, ku diskutuan për situatën në Lindjen e Mesme, me fokus të veçantë tek Irani, si edhe për konfliktin në Ukrainë.

Sipas burimeve nga Kremlini, telefonata zgjati rreth një orë. Putin theksoi rëndësinë që çështja e Iranit të zgjidhet vetëm përmes mjeteve diplomatike. Nga ana e tij, Trump nënvizoi sërish nevojën për ndaljen e konfliktit në Ukrainë.

Presidenti rus deklaroi se Moska vazhdon të kërkojë një zgjidhje përmes negociatave për Ukrainën dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar bisedimet.

Ai sipas mediave te huaja, shtoi se Rusia do të vazhdojë të ndjekë qëllimet e saj në rajon dhe nuk do të tërhiqet nga synimet strategjike, duke përmendur “eliminimin e shkaqeve thelbësore të konfliktit”.

Nuk është përmendur ndonjë plan konkret për një takim të afërt mes dy liderëve, por sipas Kremlinit, kontaktet telefonike do të vazhdojnë.

Gjithashtu, nuk u diskutua gjatë kësaj telefonate çështja e ndalimit të dërgesave të caktuara të armëve amerikane drejt Ukrainës.

Në fund të bisedës, presidenti Putin e uroi Trump me rastin e Ditës së Pavarësisë më 4 korrik dhe theksoi kontributin historik të Rusisë në formimin e shtetit amerikan.

 

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme