Sociale 26 June 2026, 17:26 Nga VNA

Tre muaj pas zjarrit te pallati pranë QSUT: banorët ende pa zgjidhje, Armand Lilo “i zhdukur”, premtimi i Ramës mbetet në ajër

Ndaje në Whatsapp

fdfdbfgb.jpg

Kanë kaluar afro tre muaj nga zjarri që përfshiu pallatin e ndërtuar nga Armand Lilo përballë QSUT-së, por për dhjetëra familje pasojat vijojnë të jenë të rënda. Godina që u dogj me shpejtësi, duke lënë banorët pa banesa, vazhdon të mbetet pa një zgjidhje konkrete, ndërsa procesi i rikuperimit ende nuk ka nisur.

Pas ngjarjes që shkaktoi reagime të forta publike, kryeministri Edi Rama deklaroi se rindërtimi i pallatit do të realizohej nga firma ndërtuese “Arlis Construction”. Megjithatë, pavarësisht kalimit të muajve, banorët thonë se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për restaurimin e godinës apo kompensimin e dëmeve.

Familjet e prekura, të cilat investuan kursimet e një jete për të siguruar një apartament, vijojnë të jetojnë në pasiguri dhe pritje. Për ta, zjarri nuk shkatërroi vetëm banesat, por edhe sigurinë dhe stabilitetin e ndërtuar ndër vite.

Duket se edhe premtimi publik i kryeministrit ka mbetur pezull. Menjëherë pas ngjarjes, Rama deklaronte se pallati do të rindërtohej plotësisht nga vetë ndërtuesi.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin. Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet”, shprehej Rama në reagimin e tij publik pas ngjarjes.

Kryeministri theksonte gjithashtu rëndësinë e sigurimit të banesave nga fatkeqësitë dhe garantonte familjet e prekura se do të mbështeteshin deri në zgjidhjen e situatës.

Situata bëhet edhe më paradoksale, sipas banorëve, pasi ndërkohë që ata presin ende një përgjigje për fatin e shtëpive të tyre, biznesmeni Armand Lilo vijon aktivitetin në sektorin e ndërtimit. Firmat e lidhura me të vazhdojnë të zhvillojnë projekte të reja, ndërsa apartamentet tregtohen me çmime të larta në tregun imobiliar.

Banorët kërkojnë përgjegjësi dhe zbatim të premtimeve të bëra publikisht nga autoritetet. Ata theksojnë se një ngjarje e tillë nuk mund të mbyllet vetëm me deklarata për mediat, ndërsa pallati i djegur mbetet ende simbol i një premtimi të pambajtur dhe i pasigurisë që vazhdon të rëndojë mbi dhjetëra familje.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme