Kronika 29 July 2026, 15:29 Nga VNA

Tragjedi në Postribë/ Gjendet i pajetë një fëmijë në banesën e përfshirë nga flakët, vijojnë kërkimet për nënën dhe një tjetër fëmijë

Ndaje në Whatsapp

nmbbnm.jpg

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Domen të Postribës, ku një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se tre persona kanë humbur jetën.

Forcat zjarrfikëse kanë gjetur trupin e pajetë të një fëmije brenda banesës së djegur, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër, të cilët dyshohet se kanë mbetur viktima të zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja kishte shkuar së bashku me dy fëmijët në një banesë të vjetër dhe të pabanueshme, e cila më pas është përfshirë nga flakët. Banesa ndodhet në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta larg rrugës së automjeteve, çka ka vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, por kur kanë arritur, banesa ishte shkrumbuar pothuajse plotësisht. Sipas burimeve paraprake, terreni i vështirë dhe njoftimi i vonuar kanë penguar ndërhyrjen në kohë.

Autoritetet vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit dhe pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme