Kronika 4 July 2025, 12:25 Nga VNA

Tensione në sallë. Plarent Dervishaj dhe bashkëpunëtori i drejtësisë ofendohen me njëri-tjetrin

Ndaje në Whatsapp
Tensione në sallë. Plarent Dervishaj dhe bashkëpunëtori i

Tension dhe përplasje mes të pandehurit Plarent Dervishaj, që akuzohet për atentatin te mbikalimi i Shkozetit në 2019 me një të vrarë e dy të plagosur, dhe të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej.

Për shkak të debateve mes tyre, gjykata e ndërpreu procesin për disa minuta dhe më pas urdhëroi që Dervishaj të mos jetë i pranishëm në proces, për shkak të fjalorit jo etik që përdori.

Vijimi i dëshmisë së Alibej dhe përplasja me Dervishaj

Avokati i Dervishaj, Ilia Ilia, pyet Erjon Alibej:

Ilia: Kur jeni takuar me Dervishaj?

Alibej: E kam takuar Plarentin pak ditë para se t’i bëhej atentat. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bërë atentat, dyshonte edhe te Plumb Muhameti (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare. Prokurori Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi. Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur neve, ça merrja vesh unë për Plarentin, ia thoja dhe e anasjellta. Por nuk dmth se ishin fakte. Thjesht ia përcillja, madje me siklet.

Ndërhyn Plarent Dervishaj:

Dervishaj: Ça siklet ke ti, aman? Ke dy orë rri aty, gënjen.

Alibej: Informacionet ishin për atentatin që i kishin bërë. I kam dhënë foto që i bëri Nuredin Dumani, i kam thënë mendoj se këtu janë “gjuajtësit”.

Dervishaj: The që ke qenë i gatshëm që të merrje pjesë në atentatin e Arjan Ndojës. Ta kërkova unë, të imponova apo kërkove ti?

Alibej: Ta kërkova unë, duke ditur që nuk ke nevojë.

Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua që e dëshmove, gabon shumë me datën, orën. Pse nuk ke treguar për tentativën e vrasjes që do i bëje Franc Çopjas, që e kemi diskutuar në takim?

Alibej: Kolegët e tu.

Dervishaj: T’i ka dhënë gabim informacionet Altin Dumani, djalë.

 

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme