Rajoni 31 March 2025, 10:56 Nga VNA

Qytetarët në Kosovë paralajmërojnë protesta pas rritjes së çmimit të energjisë

Ndaje në Whatsapp
Qytetarët në Kosovë paralajmërojnë protesta pas rritjes

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka paralajmëruar një rritje prej 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, një vendim që ka shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi të madhe në opinionin publik.

Të shtunën, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ku aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen për të kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.

Qytetarët, bizneset dhe ekspertët ekonomikë kanë shprehur shqetësim se kjo rritje do të ndikojë negativisht në ekonominë e familjeve dhe sektorët e ndryshëm, duke shtuar ngarkesën financiare për shumë grupe sociale.

Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, është shprehur se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për 15% do të favorizojë operatorët privatë të energjisë, duke dëmtuar qytetarët.

“Ky vendim do të jetë në funksion të operatorëve ekonomikë privatë që tregtojnë energji elektrike, sesa në favor të qytetarëve”, theksoi Mulaj.

Sipas Mulajt, më shumë se 1,300 biznese do të kalojnë në tregun e lirë, ku do të blejnë energjinë nga operatorët privatë.

“Mbi 1,300 biznese do të dalin në tregun e lirë dhe ato biznese që dalin në tregun e lirë do ta blejnë energjinë nga operatorët. Kjo i jep hapësirë operatorëve për të përfituar dhe kështu dëmtohet qytetari.

Nëse 1,000-2,000 biznese dalin në tregun e lirë, pse atëherë duhet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike?”, thotë Mulaj.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme