Lifestyle 15 July 2026, 08:12 Nga JJ

Nga ylli i Botërorit te ikona e luksit, Haaland zgjedh Siçilinë për pushime me partneren

Ndaje në Whatsapp
Nga ylli i Botërorit te ikona e luksit, Haaland zgjedh Siçilinë

Pas përfundimit të Kupës së Botës, sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka zgjedhur Italinë për pushimet e verës. Ylli i Manchester City mbërriti në Taorminë të Siçilisë së bashku me partneren e tij, ish-futbollisten me origjinë kolumbiane Isabel Haugseng Johansen, për të marrë pjesë në sfilatën e Dolce & Gabbana Alta Sartoria.

 


“Kam folur aq shumë gjatë Botërorit sa tani mezi flas. Jam shumë i lumtur që jam këtu, por më lini të pushoj”, u tha shkurtimisht Haaland gazetarëve në paraqitjen e tij të parë publike në Itali pas turneut.

 


25-vjeçari tërhoqi menjëherë vëmendjen e të pranishmëve. I veshur tërësisht me të bardha, me një karficë prej ari dhe diamantesh në xhaketë dhe një palë shapka blu të shpuara, Haaland ishte një nga personazhet më të fotografuar të mbrëmjes.

 


Sipas mediave italiane, profili i tij në Instagram është rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit, duke kaluar nga rreth 40 milionë në afro 70 milionë ndjekës, ndërsa popullariteti i tij është shtuar edhe falë memeve virale dhe imazhit të krijuar jashtë fushës së lojës.

 


Në artikull thuhet se sulmuesi norvegjez zotëron edhe një koleksion çantash Hermès Birkin, me një vlerë që përllogaritet rreth 750 mijë euro, ndërsa së fundmi bleu në SHBA edhe një rakun të balsamosur, të cilit i vendosi emrin R.O.W. (Raccoon on Wheels) pas një sondazhi në Instagram.

 


Haaland po qëndron në hotelin luksoz San Domenico Palace në Taorminë, ku janë akomoduar edhe shumë të ftuar të markës Dolce & Gabbana. Pas përfundimit të sfilatës, ai u ndal për të bërë fotografi dhe për të përshëndetur fansat dhe modelet e pranishme.

 


Mediat italiane raportojnë se futbollisti pritet të kalojë disa ditë pushimi në Siçili, me gjasë në bordin e një jahti, përpara se të nisë përgatitjet për sezonin e ri.

Video

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme