Lifestyle 15 July 2026, 16:36 Nga VNA

Nga “vendi më i bukur në botë” te butoni “Delete”: Çfarë e bëri Dua Lipën të fshijë fotot e Kep Merlit?

Ndaje në Whatsapp
Nga “vendi më i bukur në botë” te butoni

Deri pak kohë më parë, Kep Merli zinte një vend të veçantë në profilin e Dua Lipës. Këngëtarja kishte ndarë me miliona ndjekës pamje nga pushimet familjare në jug të Shqipërisë, duke e cilësuar zonën si “vendin më të bukur në botë”. Sot, ato postime nuk gjenden më në profilin e saj në Instagram, edhe pse vazhdojnë të qarkullojnë në mediat shqiptare dhe në postimet e anëtarëve të familjes së saj.

Ndoshta ka ardhur thjesht momenti për një “refresh” të profilit në Instagram. Mund të jetë një zgjedhje estetike. Mund të mos ketë fare lidhje me zhvillimet e fundit. Por koha kur ndodh ky “pastrim” është, të paktën, interesante.

Vetëm pak ditë më parë, Dua Lipa ishte e ftuar në podcastin e Lea Ypit, ku u fol për protestat kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Nuk bëri keq që i solli në vëmendje. Përkundrazi, është pozitive që një figurë me ndikim ndërkombëtar interesohet për atë që po ndodh në vend. Kësaj here, megjithatë, Dua zgjodhi të “këndojë duet” me një tjetër ish të preferuar të Edi Ramës, Lea Ypin, e cila prej kohësh është kthyer në një nga zërat më kritikë ndaj modelit të qeverisjes së tij. Por entuziazmi i sapolindur për mbrojtjen e natyrës lë pas edhe disa pikëpyetje.

A e di Dua Lipa se Kep Merli, vendi ku ka kaluar pushimet dhe ku familja e saj ka ndërtuar vilën, është vetë një zonë e mbrojtur? A e di se sot aty nuk hyn dot askush pa lejen e ndërtuesit? Dhe a e di se pikërisht ai model zhvillimi për të cilin sot ngrihen protesta është ai që ka transformuar edhe zonën ku ajo ka zgjedhur të kalojë pushimet?

Për vite me radhë, imazhet e Dua Lipës nga Kep Merli janë përdorur si kartolina më e bukur e turizmit shqiptar. Edi Rama nuk ka humbur asnjë rast për ta shfrytëzuar praninë e saj si dëshmi të “Shqipërisë që duan të gjithë”. Sot, kur debati për zhvillimin e bregdetit është ndezur, ato foto nuk janë më në profilin e saj.

Askush nuk i mohon Dua Lipës të drejtën të ketë një vilë apo të pushojë ku të dëshirojë. Me pasurinë që ka, mund të blejë një vilë pothuajse kudo në botë pa u menduar dy herë. Por kur vendos të hysh edhe në debatin publik, pasuria nuk mjafton për të blerë koherencën.

Shqipëria nuk mund të jetë një kartolinë luksi kur i shërben promovimit të pushtetit dhe, pak vite më vonë, të shndërrohet në një kauzë kundër pasojave të të njëjtit model zhvillimi. Nëse qëndrimet ndryshojnë, publiku ka të drejtë të pyesë pse. Sepse Shqipërinë nuk mund ta duash sipas oreksit të politikës. Dhe dinjiteti nuk blihet me pasuri; ai matet me qëndrueshmërinë e parimeve.

Video

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme