Kronika 28 January 2025, 11:10 Nga VNA

Mediu: Jam në SHBA për ekzaminime mjekësore. Gjykata shtyn seancën

Ndaje në Whatsapp
Mediu: Jam në SHBA për ekzaminime mjekësore. Gjykata shtyn

Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 shkurt seancën gjyqësore të radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet për tragjedinë me 26 viktima në Gërdec.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e ish-ministrit, i cili deklaronte përmes një shkrese i bëbte ne dije gjykatës se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore.  Avokati i tij kërkoi që Mediu të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë kryer akt ekspertimin tekniko-ushtarak.

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me shpërthimin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec ku humbën jetën 26 qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme