Kronika 27 January 2025, 20:12 Nga VNA

Arrestimi i dyshuarve për vrasjen e Davellës dhe Hysës, policia greke i zbuloi përmes makinës që përdorën në atentat

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i dyshuarve për vrasjen e Davellës dhe Hysës, policia

Policia greke njoftoi se ka arrestuar dy të dyshuarit për atentatin ndaj Irakli Davellës dhe Edi Lulos alias Etmond Hysës. Po si ra policia në gjurmët e të dyshuarve?

Më 15 dhjetor 2024, pasi ekzekutuan Davellën dhe Hysën, të dyshuarit janë larguar me një automjet “Renault” Kadjar të cilit i kishin vendosur targa false.

Ata e kanë parkuar makinën e krimit në një park në Nea Smyrni. Policia pasi e ka zbuluar mjetin e ka mbajtur në mbikëqyrje. Sic rezulton disa ditë më pas, dy persona janë afruar dhe kanë ndërruar targat e mjetit si dhe kanë lyer me klor kabinën e mjetit. Gjatë kohës që kanë qenë nën vëzhgim nga policia, njëri nga dy të dyshuarit ka udhëtuar 5 herë drejt Shqipërisë.

Referuar mediave greke

Jenis Tulja është pronar i një kafeneje në Petroupoli të Athinës. Ai është i regjistruar më emër tjetër si Denis Ruci. Mirjan Guveli, rezulton i rregjistruar në sistemin e policisë greke edhe si Mario Guveli.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme