Rajoni 11 July 2026, 19:22 Nga VNA

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Ndaje në Whatsapp
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia,


Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale, lirimin me kusht të këtij të fundit nga qelia. Në kërkesën e siguruar nga mediat në Kosovë thuhet se, ish-presidenti Thaçi nuk paraqet rrezik për t'u arratisur. Po ashtu avokatët mbrojtës kanë deklaruar se Thaçi ka ofruar garanci financiare prej 50 mijë eurosh për lirimin e tij.

“Mbrojtja e z. Hashim Thaçi (“Mbrojtja”) paraqet me këtë parashtresë argumentet e saj në kuadër të rishikimit të paraburgimit, në përputhje me nenin 41(6) dhe (10) të Ligjit,¹ rregullat 56 dhe 57 të Rregullores,² si dhe urdhrin e Gjyqtarit të Vetëm të Gjykimit (“GVG”).³ Mbrojtja kërkon që GVG-ja të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Thaçi, ndër të tjera, me arsyetimin se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje, veçanërisht duke pasur parasysh garancinë financiare prej 50.000 eurosh të ofruar për të siguruar lirimin e tij,⁴ si dhe se vazhdimi i paraburgimit të tij nuk është më i arsyeshëm ose proporcional”, thuhet mes tjerash në kërkesë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – do të shpallet më 16 shtator të këtij viti.

Thaci, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Që të katërt i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima. Prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme