Rajoni 2026-08-21 08:39:21 Nga VNA

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Ndaje në Whatsapp

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë”

Pas më shumë se një viti e gjysmë protestash kundër qeverisë dhe korrupsionit, Serbia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Presidenti Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se votimet pritet të mbahen më 18 ose 25 tetor 2026.

Në një intervistë për televizionin shtetëror RTS, Vuçiç deklaroi se njëra prej këtyre dy datave do të zgjidhet për zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim. Sipas afateve të rregullta, zgjedhjet parlamentare në Serbi duhej të mbaheshin në vitin 2027.

Vendimi vjen pas muajsh protestash të udhëhequra kryesisht nga studentët, të cilët kërkojnë përgjegjësi institucionale, luftë kundër korrupsionit dhe zgjedhje të parakohshme.

Lëvizja protestuese mori përmasa të mëdha pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona. Ngjarja nxiti protesta masive dhe akuza ndaj autoriteteve për korrupsion dhe mungesë përgjegjësie.

A do të rikthehet Vuçiç si kryeministër?

Paralelisht me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, në Serbi është hapur debati mbi të ardhmen politike të Aleksandar Vuçiçit.

Në fund të qershorit, presidenti serb deklaroi se do të largohej nga posti dhe se vendi do të shkonte drejt zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, ai nuk ka përcaktuar ende se kur mund të largohet nga presidenca për t’i hapur rrugën zgjedhjeve presidenciale.

Prej javësh qarkullojnë gjithashtu spekulime se Vuçiç mund të synojë rikthimin në postin e kryeministrit, nëse Partia Përparimtare Serbe (SNS) siguron shumicën e nevojshme pas zgjedhjeve.

Vuçiç e ka drejtuar më parë qeverinë serbe, nga viti 2014 deri në vitin 2017, përpara se të zgjidhej president. Një rikthim i mundshëm në krye të ekzekutivit do t’i jepte atij mundësinë të ruante një rol qendror në politikën serbe edhe pas përfundimit të mandatit presidencial.

Protestat tronditin skenën politike

Kriza politike në Serbi u thellua pas tragjedisë së Novi Sadit, e cila u shndërrua në pikënisjen e një lëvizjeje të gjerë protestuese, të drejtuar kryesisht nga studentët.

Presioni i protestave ka shtuar kërkesat për zgjedhje të parakohshme dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes. Me 18 dhe 25 tetorin tashmë si dy data të mundshme, përballja politike pritet të hyjë në një fazë vendimtare.

Zgjedhjet e parakohshme do të përbëjnë një test të rëndësishëm si për SNS-në e Vuçiçit, ashtu edhe për forcat dhe lëvizjet që prej muajsh po sfidojnë pushtetin e tij.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news