Kronika 2026-10-17 15:08:00 Nga VNA

Pas disa orësh përplasje para Ministrisë së Arsimit, protestuesit zhvendosen drejt selisë së Partisë Socialiste

Ndaje në Whatsapp

Pas disa orësh përplasje para Ministrisë së Arsimit,

Pas disa orësh përplasje me forcat e policisë përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur të zhvendosen drejt selisë qendrore të Partisë Socialiste. Mes turmës janë dëgjuar thirrje të shumta për t'u drejtuar drejt godinës së PSt, ndërsa një pjesë e madhe e pjesëmarrësve ka nisur marshimin.

Zhvendosja vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së kësaj të shtune, ku policia ka përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë nisur riorganizimin e pozicioneve përreth selisë së Partisë Socialiste, në përpjekje për të siguruar godinën dhe për të parandaluar përplasje të tjera.

Lëvizja drejt selisë së PS-së shënon një tjetër zhvillim në ditën e pestë të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe ndërhyrje të forcave të policisë. 
 

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news