Politika 2026-10-24 11:57:00 Nga VNA

Në mëngjes i fton për dialog, pak orë para protestës Rama sulmon studentët: Pas tyre qëndrojnë krimi dhe duart e huaja

Ndaje në Whatsapp

Në mëngjes i fton për dialog, pak orë para protestës

Pak orë përpara protestës kombëtare që pritet të mbledhë mijëra qytetarë në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar sërish gjuhën ndaj protestuesve, duke hedhur akuza për përfshirje të krimit të organizuar, financime të huaja dhe grupe të radikalizuara në protestat e ditëve të fundit.

Qëndrimi i kreut të qeverisë bie në kontrast me ftesën për dialog që ai u përsëriti studentëve mëngjesin e sotëm. Madje, për t'i pritur përpara Kryeministrisë, Rama kishte vendosur edhe një sofër prej guri, të rrethuar me shilte. Por, ndërsa sofra qëndron gati për bisedime, retorika e kryeministrit ndaj protestuesve duket se shkon në drejtim të kundërt.

Rama përsëriti deklaratat e ti se përshkallëzimi i dhunës gjatë protestave nuk ka qenë spontan, por i organizuar prej muajsh. Sipas tij, Policia e Shtetit disponon informacione për futjen në Shqipëri të maskave dhe lëndëve eksplozive, si dhe për përfshirjen e grupeve të lidhura me rrjetin Antifa.

Kryeministri ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar se një pjesë e personave të përfshirë në aktet e dhunës janë financuar nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Ai ka drejtuar akuza edhe ndaj Partisë Demokratike, të cilën e bën përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës.

Rama gjithashtu ka pranuar se kërkesat e studentëve për kushte më të mira janë legjitime, por në vend të dorëheqjes, ai ka bërë thirrje për të folur dhe për gjetur zgjidhje.

Sjellja e dyfishtë e kreut të qeverisë ngre pikëpyetje mbi seriozitetin e ftesës së tij për dialog. Nga njëra anë, Rama u kërkon studentëve të ulen në tryezë, ndërsa nga ana tjetër përdor një gjuhë të ashpër për protestat, duke i lidhur aktet e dhunës me krimin dhe interesa të huaja.

Deklaratat vijnë në një moment kur lëvizja studentore ka hyrë në ditën e 12-të dhe protesta e sotme pritet të ketë pjesëmarrje edhe më të madhe që nga pedagogët, artistët, përfaqësuesit e bizneseve dhe mbështetës të opozitës.

Ndërsa mijëra qytetarë përgatiten të dalin në rrugë, mbetet për t'u parë nëse kryeministri do të arrijë t'i bindë studentët për dialog. Për momentin, mes sofrës së shtruar për bisedime dhe akuzave të forta ndaj protestuesve, mesazhet që vijnë nga kreu i qeverisë duken larg njëri-tjetrit.

 

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news