Kripë dhe Piper 2026-03-11 09:35:00 Nga VNA

Shqiptarja që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarja që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman

Flavia Zaka, shqiptarja nga Kanadaja, mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman Baden-Württembergut pas zgjedhjes së bashkëshortit të saj, Cem Özdemir, si kryeministër i ri. Në rast se ai zgjidhet. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane jo vetëm për rezultatet politike të të shoqit, por edhe për origjinën dhe karrierën e saj.

Dasma e mbajtur dy javë para zgjedhjeve në Tübingen e solli menjëherë Flavia Zakën në qendër të vëmendjes, me fotot e saj krah Özdemirit që u shpërndanë gjerësisht në rrjet. Edhe në ballon e shtypit të zhvilluar në nëntor në Stuttgart, ajo u shfaq në krah të partnerit të saj, duke tërhequr interesin e fotografëve.

Flavia Zaka ka një histori të veçantë: e lindur në Shqipëri, ajo emigroi në Kanada me familjen në moshën 12-vjeçare. Atje ndërtoi një karrierë si avokate në fushën e mjedisit dhe të drejtave të njeriut, duke punuar si për qeverinë kanadeze, ashtu edhe për organizata joqeveritare. Angazhimi i saj shoqëror është i hershëm, pasi ka drejtuar projekte kundër trafikimit të njerëzve në Ontario, ka dhënë mësime të yoga-s si vullnetare në një repart psikiatrik dhe ka ndihmuar studentët e drejtësisë në konkurse ndërkombëtare.

Sipas mediave gjermane, njohja me Cem Özdemirin ndodhi rastësisht në një festë në Stuttgart, ku të dy u takuan për herë të parë. Hapi për të lënë Kanadanë, vendin e punës dhe familjen, nuk ishte i lehtë.

Prej vitit 2025 ata jetojnë së bashku në këtë qytet. Flavia Zaka ka shprehur dashurinë për kulturën gjermane, gjuhën dhe letërsinë, veçanërisht poezinë e Rilkes.

Edhe pse nuk ka zbuluar ende se si do ta formësonte rolin e saj si Zonja e Parë, Flavia Zaka ka theksuar se është një person i hapur dhe i gatshëm për angazhim shoqëror.

“Është një dhuratë të mund të japësh diçka më tej,” ka thënë ajo, duke nënvizuar se do të vazhdojë të kontribuojë pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve.

Nëse Cem Özdemir merr drejtimin e Baden-Württembergut, Flavia Zaka pritet të gjejë mënyrën e saj për të qenë pjesë e jetës publike, duke sjellë një histori emigrimi, karriere ndërkombëtare dhe angazhimi shoqëror që e bën figurën e saj edhe më interesante për publikun gjerman.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news