Kronika 2026-10-28 09:50:00 Nga VNA

I akuzuar për vrasjen e Egli Progës, arrestohet Denis Meçe! Shkeli arrestin në shtëpi dhe goditi me shuplakë policin gjatë ndërhyrjes

Ndaje në Whatsapp
I akuzuar për vrasjen e Egli Progës, arrestohet Denis Meçe!

 

Denis Meçe, i akuzuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur më herët ndaj tij.

Sipas informacioneve, policia kishte siguruar të dhëna se Meçe kishte dalë nga banesa në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Pas marrjes së këtyre informacioneve, efektivët organizuan një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Gjatë ndërhyrjes, Meçe është konstatuar rreth 300 metra larg banesës së tij, ndërsa po kthehej në shtëpi. Në momentin kur efektivët kanë tentuar ta ndalojnë, ai dyshohet se ka kundërshtuar një punonjës policie, duke e goditur me shuplakë dhe duke tentuar të largohej për t’i shpëtuar arrestimit.

Pavarësisht rezistencës së dyshuar, efektivët kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta vënë në pranga.

Denis Meçe është i pandehuri kryesor në procesin gjyqësor për vrasjen e Egli Progës, ngjarje e rëndë e ndodhur në Pogradec, e cila shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.

Pas arrestimit, pritet që autoritetet të kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa shkelja e masës së sigurisë dhe kundërshtimi i dyshuar i punonjësit të policisë mund të sjellin pasoja të tjera ligjore për të akuzuarin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news