Sport 2026-10-08 18:22:19 Nga VNA

David Silva zgjedh favoritin për Topin e Artë dhe paralajmëron Real Madridin: Nëse Barça vazhdon kështu, nuk do të ketë rival

Ndaje në Whatsapp
David Silva zgjedh favoritin për Topin e Artë dhe paralajmëron

Ish-futbollisti i Kombëtares së Spanjës, David Silva, ka përzgjedhur mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Fabian Ruiz, si favoritin e tij për të fituar Topin e Artë, ndërsa ka paralajmëruar Real Madridin se gara për titullin e La Ligës mund të jetë shumë e vështirë nëse Barcelona vazhdon me formën aktuale.

Duke folur në “El Partidazo” të COPE, Silva ka vlerësuar trofetë e fituar nga Fabian Ruiz dhe rëndësinë e tij për Paris Saint-Germainin dhe Kombëtaren e Spanjës.

“Për mua, suksesi kolektiv vjen i pari, sepse ndryshe nuk mund ta fitosh. Por, nëse do të duhej t’ia jepja dikujt, do të ishte Fabiani, sepse gjatë dy viteve të fundit ai është lojtari që ka fituar më së shumti trofe.

Ai ka qenë i rëndësishëm te PSG-ja dhe më pas edhe me Kombëtaren. Nuk i jepet shumë rëndësi, nuk e di pse, sepse është një lojtar i madh. Më pëlqen shumë dhe, në heshtje, ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Silva.

Ish-mesfushori i Manchester Cityt ka përmendur edhe Rodrin, i cili tashmë e ka fituar Topin e Artë.

“Rodri e ka fituar tashmë, përndryshe do ta kisha përmendur edhe atë”.

Silva është pyetur gjithashtu nëse Real Madridi mund ta përmbysë diferencën prej gjashtë pikësh ndaj Barcelonës dhe të luftojë për titullin e La Ligës.

Ish-futbollisti i Valencias dhe Manchester Cityt ka qenë i qartë për vështirësinë që e pret Real Madridin nëse Barcelona vazhdon me këtë nivel.

“Nëse Barça vazhdon kështu, është e pamundur. Ata janë në një nivel të jashtëzakonshëm dhe prej disa vitesh po luajnë shumë mirë me këtë trajner, ndërsa janë përforcuar shumë mirë. Nëse vazhdojnë në këtë nivel, nuk do të kenë rival”.

“Përtej kësaj, Real Madridi është Real Madridi. Nuk mund ta konsiderosh kurrë të vdekur, sepse ka lojtarë të mëdhenj dhe nëse qëndron afër deri në fund të kampionatit, mund të konkurrojë. Por insistoj, nëse Barça vazhdon në këtë nivel, nuk mendoj se do të ketë rival”, ka përfunduar Silva.

Silva u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2023, pas një karriere te Valencia, Manchester City dhe Real Sociedad, ndërsa me Kombëtaren e Spanjës zhvilloi 125 paraqitje nga viti 2006 deri në vitin 2018.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news