Lifestyle 29 June 2026, 09:50 Nga VNA

Ekspertët: Verat që njihnim nuk do të kthehen më, korriku pritet sërish mbi temperaturat normale

Ndaje në Whatsapp
Ekspertët: Verat që njihnim nuk do të kthehen më, korriku

Valët e të nxehtit pritet të vazhdojnë edhe gjatë korrikut, me temperatura që do të mbeten mbi mesataren sezonale, pavarësisht një uljeje të përkohshme në ditët e para të muajit. Këtë parashikim japin shërbimet meteorologjike italiane, të cilat paralajmërojnë se vera e këtij viti do të vijojë të jetë jashtëzakonisht e nxehtë.

Sipas Bernardo Gozzinit, drejtor i laboratorit meteorologjik Lamma, verat në Evropë janë ngrohur mesatarisht me rreth 2 gradë Celsius krahasuar me 50 vite më parë. Ai thekson se “verat që njihnim dikur nuk do të kthehen më”, duke kujtuar se dikur netët e verës ishin aq të freskëta sa njerëzit mbanin batanije në kinematë verore dhe xhaketa gjatë kthimit në shtëpi.

Temperaturat pritet të bien përkohësisht në fund të kësaj jave, duke zbritur nën 30 gradë Celsius në disa zona të Italisë. Megjithatë, ajri i ftohtë që do të përplaset me atmosferën shumë të nxehtë dhe të lagësht mund të shkaktojë stuhi të forta, veçanërisht në zonat alpine dhe përgjatë Apenineve.

Pas kësaj pauze të shkurtër, meteorologët parashikojnë një tjetër valë të nxehti që do të rikthejë temperaturat mbi 33–34 gradë Celsius. Edhe pse nuk pritet të jetë aq ekstreme sa ajo e ditëve të fundit, ekspertët paralajmërojnë se valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Sipas parashikimeve të Météo France dhe Qendrës Evropiane për Parashikimet Afatmesme, gjatë pjesës tjetër të verës masa të nxehta ajrore nga Afrika do të vazhdojnë të ndikojnë Evropën Perëndimore dhe Italinë Veriore, ndërsa temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë natës, për shkak të ngrohjes së pazakontë të detit.

Ekspertët paralajmërojnë se valët e të nxehtit përbëjnë një rrezik më të madh për jetën sesa shumë fenomene të tjera ekstreme të motit, pasi prekin për periudha të gjata territore të tëra dhe godasin veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Sipas tyre, vera po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një stinë nga e cila duhet të mbrohemi.

Video

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme