Lifestyle 25 June 2026, 19:22 Nga VNA

Apple rrit çmimet e disa produkteve, aksionet bien mbi 5 %

Ndaje në Whatsapp
Apple rrit çmimet e disa produkteve, aksionet bien mbi 5 %

Aksionet e Apple shënuan rënie me rreth 5.3 % pasi kompania njoftoi rritjen e çmimeve për disa prej produkteve të saj kryesore.

Sipas kompanisë, vendimi është marrë për shkak të rritjes së ndjeshme të kostos së çipave, e nxitur nga kërkesa e lartë globale për teknologjitë që lidhen me inteligjencën artificiale dhe qendrat e të dhënave.

Apple deklaroi se deri tani kishte absorbuar pjesën më të madhe të kostove shtesë për të mos rënduar konsumatorët, por situata aktuale e tregut e ka bërë të pashmangshme rritjen e çmimeve për disa pajisje.

Ndryshimet prekin kryesisht kompjuterët Mac dhe tabletët iPad. Çmimi fillestar i iMac është rritur nga 1.299 në 1.499 dollarë, ndërsa Mac Studio nga 1.999 në 2.499 dollarë. Gjithashtu, MacBook Neo tashmë kushton 699 dollarë nga 599 dollarë më parë, ndërsa MacBook Air 13-inç është rritur nga 1.099 në 1.299 dollarë. Edhe MacBook Pro ka pësuar rritje, duke kaluar nga 1.699 në 1.999 dollarë.

Rritje çmimi kanë pësuar edhe tabletët e kompanisë. iPad Pro tani nis nga 1.199 dollarë, krahasuar me 999 dollarë më parë, ndërsa iPad Air nga 749 dollarë, kundrejt 599 dollarëve që kushtonte më parë.

Nga ana tjetër, Apple ka vendosur të mos ndryshojë çmimet e iPhone, Apple Watch dhe AirPods. Edhe pajisja Vision Pro është prekur nga rritja, me çmimin fillestar që ka kaluar nga 3.499 në 3.699 dollarë.

Kompania theksoi se industria e elektronikës së konsumit po përballet me sfida të mëdha në zinxhirin e furnizimit dhe në koston e komponentëve, çka po ushtron presion mbi prodhuesit në mbarë botën.

Video

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme