Sport 22 September 2024, 22:48 Nga VNA

Egnaitia ndalet nga Elbasani, Vllaznia mposht Bylisin dhe ruan kryesimin e Superiores

Ndaje në Whatsapp
Egnaitia ndalet nga Elbasani, Vllaznia mposht Bylisin dhe ruan kryesimin e

Egnatia është ndalur nga Elbasani në një barazim pa gola. Me këtë rezultat, rrogozhinasit renditen në vendin e dytë me 10 pikë, 3 pikë më pak se kryesuesja Vllaznia. Ndërsa skuadra nga Elbasani pozicionohet në vendin e 3-të me 9 pikë.

Në barazim 1-1 përfundoi edhe takimi tjetër mes Teutës dhe Dinamos. Goli i Zabërgjës nuk mjaftoi për mysafirët, pasi Torraj vendosi ekuilibrat. Durrsakët janë në vendin e gjashtë, ndërsa Dinamo është në vendin e pestë.

Ndërkohë më herët Vllaznia mori një fitore të pastër 2-0 ndaj Bylisit, duke vijuar kështu të kryesojë tabelën e Superiores.

Takimet e sotme ishin të vlefshme për javën e gjashtë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme