Kripë dhe Piper 30 January 2025, 08:59 Nga VNA

Chiara Ferragni thyen heshtjen: “Fedez më tradhtonte prej vitesh”

Ndaje në Whatsapp
Chiara Ferragni thyen heshtjen: “Fedez më tradhtonte prej

Pas muajsh spekulimesh dhe thashethemesh mbi martesën e tyre, Chiara Ferragni ka vendosur të flasë hapur për krizën me Fedez. Në një deklaratë të fundit, sipërmarrësja dhe influencerja e njohur ka rrëfyer se reperi italian e ka tradhtuar për vite me radhë dhe se ai kishte menduar ta linte atë në altar ditën e dasmës së tyre.

“Kam duruar shumë për të mbrojtur familjen dhe marrëdhënien tonë, por tani nuk dua të hesht më,” ka thënë Ferragni, duke lënë të kuptohet se historia e tyre ka pasur prapaskena të dhimbshme.

Këto zbulime vijnë pasi ish-paparaci italian, Fabrizio Corona, pretendoi se Fedez ka pasur një lidhje të fshehtë me biznesmenen Angelica Montini. Sipas tij, dyshja janë njohur para vitit 2018 dhe kanë vazhduar të shoqërohen në fshehtësi, madje Fedez i ka shprehur ndjenjat Montinit pak para martesës me Ferragni.

Ndërsa Fedez ende nuk ka reaguar publikisht mbi këto akuza, situata vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në mediat italiane. Çifti, i cili për vite me radhë është konsideruar një nga më të fuqishmit në botën e showbiz-it, duket se po kalon një periudhë vendimtare për të ardhmen e tyre.

Video

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa protestuesit kanë djegur sërish koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur lëndë plasëse para Ministrisë së Arsimit.

Protesta hyn në ditën e 15-të, studentët e Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Imunitet si deputetët/ Pse po “blindohet” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme