Lifestyle 6 December 2024, 11:13 Nga VNA

Stresi e “sfidon” trafikun: Në kahun e kundërt, sepse… ai mundet!

Ndaje në Whatsapp

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka vendosur të “krijojë rregullat e tij” në rrugë. Pas incidentit të bujshëm me një TikTok-er në Kosovë, Stresi ka kaluar në një tjetër nivel: ngarjen e makinës në kahun e kundërt të trafikut.

Në një video të publikuar nga vetë reperi, ai shihet duke sfiduar me vendosmëri të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor, teksa shmang dhjetëra mjete të bllokuara në trafik. Për ta bërë akoma më epike skenën, ai i bën shenjë shoferëve të tjerë që t’i hapin rrugën.

“Me mua nuk ekziston trafiku,” deklaron ai me krenari në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se edhe graviteti, ndoshta, mund të jetë i diskutueshëm për të.

Mbase rregullorja e qarkullimit rrugor duhet të shtojë një përjashtim: kur ke muzikën lart dhe vetëbesimin e Stresit, rregullat janë thjesht për të tjerët!

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme