Politika 6 August 2025, 19:13 Nga VNA

Takimi i Deputetëve të Rinj në Ambasadën Amerikane / PD çon të rinjtë e listës së mbyllur, nga PS mungon Zegjineja dhe Sara Mile

Ndaje në Whatsapp

Takimi i Deputetëve të Rinj në Ambasadën Amerikane / PD

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se përfaqësues të saj janë takuar së fundmi me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë, në prag të fillimit të legjislaturës së re.
Sipas ambasadës, këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson.
“Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë,” shkruhet në postim.

Në fotot e publikuara nga ambasada amerikane shfaqen deputetë të rinj, ku nga PD ishin çuar Besart Xhaferri dhe Igli Cara, të cilët siguruan mandatin nga lista e mbyllur. Në fakt, të dy demokratët nuk janë të rinj as në moshë dhe as në politikë, çka reflekton mangësitë e PD me emra të rinj.
Ndërsa socialistët kishin çuar si përfaqësuese vetëm Ilva Gjuzin, deputeten e cila siguroi mandatin dhe karrierën në PS pas lavdeve që i thurri kryeministrit Rama.

Me gjasë, pushimet e gushtit kanë lënë jashtë këtij takimi edhe dy deputetet e reja më të spikatura të PS, Zegjine Çaushin dhe Sara Milen. Por shtatori nuk është larg, dhe talentet e reja të partive politike do të kenë mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre në politikë.

 

Takimi i Deputetëve të Rinj në Ambasadën Amerikane / PD

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme