Politika 6 August 2025, 16:11 Nga VNA

Gazment Bardhi denoncon “votimin e kontrolluar” në Fier: Farsë elektorale e orkestruar nga PS

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi denoncon “votimin e kontrolluar” në Fier:

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njëherësh drejtues politik i qarkut të Fierit, ka publikuar sot në rrjetet sociale një denoncim në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, të cilat ai i cilëson si një “farsë elektorale” të organizuar nga Partia Socialiste në qarkun e Fierit.
Sipas Bardhit, në Njësinë Administrative Dushk, Bashkia Lushnje (QV 2817), është aplikuar një mekanizëm kriminal i kontrollit të votës nga komisionerë dhe vëzhgues të PS-së, me qëllim ushtrimin e presionit mbi votuesit. Ai thekson se çdo qytetar që tentonte të votonte i vetëm, i pa shoqëruar, bëhej objekt manipulimi: votat nxirreshin nga kutia për të verifikuar në mënyrë të paligjshme preferencën e tyre. Denoncimi është i shoqëruar me pamje filmike të kamerave të vendvotimit, të cilat, sipas Bardhit, dokumentojnë shkeljet flagrante të ligjit zgjedhor.

“Ky është një krim elektoral i rëndë, i cili ka mbetur i pandëshkuar për shkak të mosveprimit të institucioneve përgjegjëse si KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK. Task-Forca e ngritur për mbrojtjen e zgjedhjeve ka rezultuar një spektakël pa efekt real,” deklaron Bardhi në reagimin e tij.
Ai thotë se Shqipëria nuk mund të ecë përpara në rrugën drejt integrimit europian pa garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta, duke shtuar se procesi i 11 Majit nuk ka përmbushur asnjë nga këto standarde.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme