Politika 2026-09-01 14:01:00 Nga VNA

Tjetër largim në Bashkinë e Tiranës, jep dorëheqjen sekretari i Përgjithshëm Eldi Hoxha

Ndaje në Whatsapp
Tjetër largim në Bashkinë e Tiranës, jep dorëheqjen

Një tjetër largim shënohet në radhët drejtuese të Bashkisë së Tiranës. Eldi Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të institucionit.

Hoxha largohet kështu nga një prej posteve kyçe të administratës së kryeqytetit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes së tij.

Largimi i tij vjen vetëm një ditë pas dorëheqjes së Anuela Ristanit nga posti i nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, duke shënuar kështu një tjetër lëvizje në nivelet e larta drejtuese të institucionit.

Ristani vendosi të largohej pasi kryebashkiaku Erion Veliaj i revokoi kompetencat e deleguara për drejtimin e Bashkisë, të cilat ia kishte kaluar në shkurt të vitit 2025, pas arrestimit të tij.

Në vendimin për të rimarrë kompetencat, Veliaj argumentonte se delegimi kishte qenë një masë e përkohshme për garantimin e funksionimit të institucionit. Në dokument ngriheshin gjithashtu pretendime për mungesë koordinimi dhe moszbatim të disa urdhrave të kryebashkiakut.

Vetëm pak ditë pas kësaj lëvizjeje, Ristani njoftoi largimin përfundimtar edhe nga posti i nënkryetares, ndërsa tashmë dorëheqja e Hoxhës shton një tjetër ndryshim në administratën e lartë të Bashkisë së Tiranës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news