Politika 2026-09-03 11:30:00 Nga VNA

Rama sulmon KLP-në dhe KLGJ-në për kërkesën për rritjen e pagave: Janë fytyra e dështimit të Reformës në Drejtësi

Ndaje në Whatsapp

Rama sulmon KLP-në dhe KLGJ-në për kërkesën për

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, lidhur me kërkesat për rritjen e pagave.

Gjatë takimit me ministrat dhe deputetët, Rama i cilësoi dy institucionet si fytyra e dështimit të Reformës në Drejtësi, ndërsa tha se ndonëse nuk janë në nivelin e SPAK dhe GJKKO, kërkojnë rritje pagash.

Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te niveli i pagave të anëtarëve të KLP-së dhe KLGJ-së, duke theksuar se ato janë disa herë më të larta se pagat e zyrtarëve të tjerë. Sipas tij, nëse përfaqësuesit e këtyre institucioneve i konsiderojnë pagat e tyre të pamjaftueshme, atëherë situata është edhe më e vështirë për punonjësit e administratës publike.

“Dhe paga kuptohet që është gjithmonë e pamjaftueshme për të gjithë. Kur është e pamjaftueshme për KLP-në dhe KLGJ-në, përfytyroni për të tjerët. Domethënë, kur KLP-ja dhe KLGJ-ja, dy struktura që janë fytyra e dështimit të Reformës në Drejtësi, nëse SPAK-u, Gjykata Speciale apo disa komponentë të tjerë janë komponentë të suksesit, KLP-ja dhe KLGJ-ja janë fytyra e dështimit të Reformës në Drejtësi”, tha Rama.

Kryeministri vijoi me kritika edhe mbi mënyrën e funksionimit të qeverisjes së sistemit gjyqësor, duke pretenduar se praktikat e vjetra dhe ndikimet informale vijojnë të kenë peshë në të.

“Dhe kur fytyra e këtyre dy trupave janë qeverisja e gjyqësorit dhe që, në fakt, qeverisin gjyqësorin më pak sesa ç’qeveriset gjyqësori nga zakonet e vjetra dhe nga njerëzit mbrapa perdeve, i kanë të pamjaftueshme pagat disa herë më të larta se pagat tona këtu, përfytyro se si mund të thotë një nëpunës i administratës publike që paga është e mjaftueshme”, u shpreh Rama.

KLP dhe KLGJ kanë kërkuar rishikimin e nivelit të pagave për anëtarët e tyre, duke synuar një rritje të trajtimit financiar për përfaqësuesit e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Kërkesa për rritjen e pagave ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kundërshtoi pretendimet për paga më të larta, duke vënë në pikëpyetje njëkohësisht edhe performancën e dy institucioneve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news