Opinion 2025-10-03 11:32:00 Nga VNA

Mejdini:Në Shqipëri ka disa gazetarë që punojnë për krimin dhe politikën e korruptuar

Ndaje në Whatsapp
Mejdini:Në Shqipëri ka disa gazetarë që punojnë

Gazetarja Fatjona Mejdini, ka dhënë një panoramë alarmuese për gjendjen e gazetarisë në Shqipëri, gjatë intervistës në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut.

“Gazetaria është bërë një zanat i vetmuar,” deklaroi ajo, duke theksuar se vetëm një numër shumë i kufizuar gazetarësh prodhojnë lajmin real nga terreni.

“Sot në Shqipëri janë pesë reporterë që raportojnë nga vendngjarja. Pastaj janë 50 të tjerë që qarkullojnë të njëjtin informacion dhe 500 të tjerë që e analizojnë nëpër studio,” tha Mejdini.

Sipas saj, kjo lojë zinxhir ku pak prodhojnë dhe shumë të tjerë riciklojnë informacionin, ka shndërruar median në një mekanizëm të deformuar dhe joefikas për publikun.

Por kritikat nuk u ndalën vetëm te struktura profesionale. Mejdini foli hapur edhe për një fenomen të errët brenda medias shqiptare: lidhjet e gazetarëve me botën e krimit dhe politikën e korruptuar.

“Po, patjetër që kemi gazetarë të cilët bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Kemi gazetarë që bashkëpunojnë me politikanë të korruptuar, që paguhen për të shtrembëruar të vërtetën ose për të heshtur,” u shpreh ajo.

Dëmi që i bëhet publikut nga këto bashkëpunime, sipas saj, është i konsiderueshëm dhe nuk ndryshon nëse burimi i ndikimit është krimi apo politika.

Duke e mbyllur me një reflektim kritik, Mejdini nënvizoi se problemi nuk qëndron te mungesa e gazetarëve me integritet:

“Janë mjaftueshëm. Ajo që mungon janë strukturat dhe pronarët që janë të gatshëm të paguajnë faturën e gazetarisë së pavarur dhe hetuese.”

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news