Rajoni 2026-09-14 20:42:04 Nga VNA

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësi

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve në

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është përmbyllur të hënën procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar në çështjen që lidhet me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Në seancën e fundit të shqyrtimit gjyqësor, palët iu përgjigjën pyetjeve të gjyqtarit, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përsëriti kërkesën që të akuzuarit të shpallen fajtorë.

“Nuk ka pasur asnjëherë një çështje të tillë, një ish-burrështetas që është në gjykim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkëpunon dhe jep udhëzime për të penguar zyrtarët për të ushtruar detyrat e tyre”, deklaroi prokurori Matt Halling.

Mbrojtja e Thaçit kundërshtoi mënyrën se si Prokuroria është mbështetur në transkriptet e paraqitura gjatë procesit, duke argumentuar se ato nuk mund të shërbejnë si bazë për të vërtetuar fajësinë.

“Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së. Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë që t’i marrë në pyetje ata”, deklaroi avokatja mbrojtëse e Thaçit, Sophie Menegon.

Qëndrim të ngjashëm mbajti edhe mbrojtja e Bashkim Smakajt. Avokati Jonathan Elystan Rees kundërshtoi vlerën provuese të dokumenteve të paraqitura nga Prokuroria.

“Mund të quhen çfarëdo lloj dokumenti tjetër, por nuk mund të quhen në asnjë mënyrë prova me vlerë provuese”, deklaroi ai, duke ngritur pikëpyetje edhe për mënyrën e transkriptimit të zërave, emrave dhe tingujve të dëgjuar në incizime.

Edhe ekipet mbrojtëse të Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit kërkuan vendime liruese, duke argumentuar se klientët e tyre nuk kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

Avokati i Kilajt, Iain Edwards, deklaroi se “i vetmi verdikt në këtë rast do të ishte verdikti i pafajësisë”, ndërsa avokati i Fazliut, David Young, tha se “verdikti i saktë, i duhur, është ai i pafajësisë ndaj z. Fazliu, për të dy akuzat”.

Mbrojtja e Hajredin Kuçit argumentoi se Prokuroria nuk kishte paraqitur fakte konkrete që do ta lidhnin atë me veprimet e pretenduara. Avokati Alexander Admiraal tha se ZPS-ja i kishte kushtuar Kuçit vetëm katër paragrafë dhe se në to nuk identifikohej ndonjë dëshmitar që ai mund të kishte kontaktuar, ndonjë mesazh që mund të kishte dërguar apo ndonjë shënim të tij.

Me përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, tashmë pritet që trupi gjykues të caktojë datën për shpalljen e aktgjykimit në këtë çështje.

Thaçi, Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi akuzohen se, në bashkëkryerje, kanë ndërmarrë veprime për të ndikuar te dëshmitarët e procesit kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ku ish-presidenti Thaçi është një nga të akuzuarit.

Ndërkohë, vëmendja në Hagë zhvendoset edhe te 16 shtatori, kur pritet të jepet vendimi në procesin kryesor ndaj Hashim Thaçit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar një video ku kërcënon drejtpërdrejt të burgosurin palestinez të Hamasit, Hassan Salameh. Në pamjet e shpërndara në rrjetin social “X”, ministri shihet duke i folur Salameh-ut, i cili është një anëtar i lartë i Hamasit, i cili vuan dënimin në Izrael prej vitit 1996 për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse ndaj autobusëve. “Kur isha fëmijë, dola të protestoja kundër sulmeve terroriste që ti kreve në autobusin e linjës 18, ku u vranë 48 njerëz. Ti vrave fëmijë, gra e burra, si edhe ushtarë, të cilët janë fëmijët e mi. Kur isha fëmijë, dola të protestoja se njerëz si ti duhej të ndëshkoheshin. Sot po e mbyll këtë cikël. Tani që jam rritur, janë ushtarët që i vura kundër teje. Por ky nuk është fundi. Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj. Ai që më vrau 48 njerëz, ushtarë, gra, fëmijë e të moshuar, duhet të vritet. Duhet të vritet, dhe më pas të shkojë në ferrin që e pret. Po të them: ferr. Ti mendon se atje do të ketë virgjëresha? Do të shkosh në ferr. Unë jam përgjegjës për ferrin tënd, dhe shumë mirë që e ke një ferr”, është shprehur ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Me sa gardistë duhet të “luftosh” për t’i marrë një reagim kryeministrit Rama?

SHISH në shënjestër të hakerëve: “Zbulojmë mbi 600 numra të personelit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news