Lifestyle 2025-08-27 07:35:00 Nga VNA

“Ha çfarë të duash, paguaj sa të mundesh” nisma që po përhapet në restorantet e Mexico City

Ndaje në Whatsapp
“Ha çfarë të duash, paguaj sa të mundesh”

Restoranti me yll Michelin, Masala y Maiz, i njohur për kuzhinën e tij të veçantë që bashkon shijet meksikane, afrikane dhe indiane, ka fituar vëmendje të madhe jo vetëm për gatimet, por edhe për iniciativën sociale “Eat What You Want, Pay What You Can” (“Ha çfarë të duash, paguaj sa të mundesh”).

Shefat dhe pronarët, Norma Listman dhe Saqib Keval, kanë vendosur disa herë në vit të ofrojnë menu të plotë pa çmim të caktuar. Klientët marrin një zarf ku vendosin pagesën që munden ose që e shohin të arsyeshme, duke specifikuar edhe pjesën që shkon për stafin. Nuk ka rezervime, vetëm hyrje sipas radhës, dhe ushqimet shërbehen me të njëjtën cilësi si ditët normale.

Listman dhe Keval thonë se kjo është një mënyrë për të thyer hendekun ekonomik e shoqëror në një qytet që përballet me gentrifikim dhe pabarazi të mëdha. Shumica e klientëve japin një kontribut, ndonjëherë edhe art origjinal për stafin, ndërsa të tjerë kanë paguar deri tre herë më shumë se çmimi i zakonshëm.

Këtë vit, për herë të parë, 20 restorante të tjera në Mexico City iu bashkuan nismës më 27 gusht, në një ditë të posaçme “Eat What You Want, Pay What You Can”. Mes tyre janë edhe furra tradicionale si Panadería Valle Luna apo restoranti me yll Michelin Expendio de Maíz.

Shefat shpresojnë që kjo praktikë të shndërrohet në një traditë ndërkombëtare. “Na kanë kontaktuar nga Kili, Kolumbia, Peruja… Nuk ka arsye pse kjo të mos bëhet një nismë globale,” tha Keval.

Për shumë prej pjesëmarrësve, kjo është mbi të gjitha një mesazh solidariteti dhe uniteti. “Është një mënyrë për t’i kthyer diçka komunitetit dhe për të thyer paragjykimet,” u shpreh Ximena Igartúa nga Loup Bar, një prej lokaleve që u bë pjesë e kësaj dite.

Një yll Michelin mund të sjellë famë, por për Masala y Maiz, më e rëndësishme është që ushqimi të mbetet i aksesueshëm për të gjithë.

Video

Aman mos bëni asgjë nga ato që premtoni, veç furnizoni spitalet me ilaçe dhe mos na shisni mbeturinat e botës së tretë në farmaci

Ky është ambienti në fshatin Majkosh të Tepelenës ku shpërthimi i një granate la të plagosur rëndë dy të rinj. Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç, janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me dëmtime serioze. Ngjarja ndodhi në një objekt ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Ungjilli sipas Paulinit.

Kërcënimi më i madh ndaj shëndetit është të kesh ministër shëndetësie një mediokër që mendon se problemet në shëndetësi zgjidhen me slogane.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news