Lifestyle 2025-09-12 07:56:34 Nga VNA

Buzëqeshja e Hollywood-it nuk preferohet më: Si po ndryshon standardi i bukurisë

Ndaje në Whatsapp

Buzëqeshja e Hollywood-it nuk preferohet më: Si po ndryshon standardi

Për dekada me radhë, Hollywood-i imponoi një standard të hekurt: buzëqeshja “perfekte” me dhëmbë të bardhë, të drejtë dhe të përkryer, shpesh rezultat i fasetave dhe stomatologjisë kozmetike. Kjo buzëqeshje dukej sikur simbolizonte suksesin dhe ishte kthyer në një standard që ndiqej gjerësisht edhe nga njerëzit që nuk kishin aspak lidhje me famën.

Sot, kjo tendencë po përmbyset. Ekranet janë gjithnjë e më të mbushura me fytyra që tregojnë dhëmbë natyralë, me papërsosmëri të vogla. Kjo në fakt është një shenjë mjaft e mirë, pasi publiku duket se e preferon origjinalitetit/natyralitetin: e gjen më njerëzore dhe më simpatike sesa buzëqeshja perfekte.

Një nga figurat që udhëheq këtë ndryshim është aktorja britanike Aimee Lou Wood. E njohur fillimisht nga seriali Sex Education dhe së fundmi me rolin në The White Lotus, Wood ka folur hapur për marrëdhënien me buzëqeshjen e saj. 

Buzëqeshja e Hollywood-it nuk preferohet më: Si po ndryshon standardi

“Gjithmonë ndihesha çuditshëm për dhëmbët e mi, por tani e kuptoj se janë ato që më bëjnë të bie në sy,” tha ajo.

Në një kohë kur presioni për t’u përshtatur është i madh, Wood zgjedh të jetë vetvetja. 

“Në një moment mendova t’i drejtoja, por pastaj kuptova se kjo do të më bënte të dukesha si të gjithë të tjerët. Dhe unë nuk dua të dukem si të gjithë të tjerët,” shtoi ajo.

Buzëqeshja e saj është kthyer në simbol të një estetike të re, që vë theksin te personaliteti dhe origjinaliteti, më shumë sesa te përsosmëria. 

“Buzëqeshja ime tregon kush jam unë dhe papërsosmëria është pjesë e identitetit tim,” shpjegoi aktorja.

Ky ndryshim nuk është i kufizuar vetëm në ekran. Edhe në kulturën e përditshme të bukurisë, njerëzit po ndihen gjithnjë e më të lehtësuar kur shohin figura publike me dhëmbë të vërtetë, sepse kjo i ndihmon të ndihen më rehat me veten. 

Siç thotë edhe vetë Wood: 

“Ka forcë në të parin e diçkaje reale. Të bën të ndihesh sikur më në fund përshtatesh me atë që quhet bukuri.”/Anabel

Video

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Ish kreu Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar nga avokati. Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës. https://www.vna.al/kronika/ish-kryebashkiaku-i-kavajes-elvis-roshi-paraqitet-ne-prokurorine-e-posac-i19092

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në festimet për Ditën e Epifanisë Ortodokse më 19 janar, një ditë që përkujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan. Sipas traditës ortodokse ruse, besimtarët duhet të zhytën tre herë nën ujë, duke simbolizuar Trinisë së Shenjtë. Festimet u zhvilluan në ambiente të hapura me temperatura të ulëta, ku presidenti mori pjesë në ceremoninë fetare si pjesë e përkujtimit të kësaj dite të shenjtë. Dita e Epifanisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, duke pasqyruar traditat dhe ritualet që praktikohen gjerësisht nga besimtarët rusë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news