Histori të harruara 2025-11-06 14:42:00 Nga VNA

Tunelizimi i Shqipërisë komuniste: Një politikë sigurie që u kthye në katastrofë ekonomike

Ndaje në Whatsapp
Tunelizimi i Shqipërisë komuniste: Një politikë sigurie

Pas daljes nga Traktati i Varshavës në vitin 1968 dhe izolimit të mëtejshëm të vendit, Enver Hoxha nisi fortifikimin me bunkere e vendstrehime dhe tunelizimin në gjithë Shqipërinë. Në Plenumin XII, më 1971 u vendos tunelizimi i të gjitha objekteve civile dhe industriale, duke u paraqitur si një politikë të sigurisë kombëtare për të përballur ndonjë rrezik lufte apo sulmi ndaj Shqipërisë komuniste.

Shembulli vinte nga Kina, ku sipas Mehmet Shehut, tunelet ishin ndërtuar në çdo qytet dhe përdorur për strehim, institucione, spitale e madje dhe dyqane. Vendimi i 1971 urdhëronte zbatimin e kësaj politike në shkallë kombëtare, duke përfshirë të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet për t’u tunelizuar nën dhe, aty ku toka ishte shtuf.

Deri në fund të viteve ’70 projekti u zbatua me intensitet të madh, shpesh me punë të detyruar dhe pa mjete mekanike. Kjo solli kosto të jashtëzakonshme ekonomike dhe njerëzore, duke e kthyer tunelizimin në një investim dhe politikë ekonomike katastrofale dhe një fiasko për buxhetin e Shqipërisë komuniste. Vetë Mehmet Shehu më 1979 në një mbledhje qeverie, pranoi se ishte bërë një gabim i rëndë, pasi punimet në krahë pune, jo të mekanizuara, me detyrim kishin kosto të papërmbajtshme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news