Bota 2025-12-01 18:55:00 Nga VNA

Shtëpia e Bardhë nis një program gjurmimi për mediat

Ndaje në Whatsapp
Shtëpia e Bardhë nis një program gjurmimi për mediat

Shtëpia e Bardhë ka hapur një nënfaqe të re në faqen e saj të internetit "Shkelësit në media". Në të renditen faqet e lajmeve, gazetarët dhe historitë që pretendohet se kanë mashtruar publikun.

Publikimet kryesore të konsideruar si "shkelës në media të javës" ishin Boston Globe, CBS News dhe Independent. Gazetarët e këtyre mediave konsideruan si shkelës për historitë që kishin publikuar rreth një videoje të publikuar javën e kaluar nga gjashtë deputetë demokratë. Deputetët, të gjithë veteranë të ushtarisë ose ish-zyrtarë të shërbimeve sekrete, u kujtuan punonjësve të këtyre shërbimeve se nuk janë të detyruar të ndjekin urdhra të paligjshëm.

Në një video të postuar javën e kaluar në internet, deputetët thanë: "Sot, kërcënimet ndaj Kushtetutës sonë nuk vijnë vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda nesh." "Ligjet tona janë të qarta: ju mund t'i refuzoni urdhrat e paligjshëm. ... Ju duhet t'i refuzoni urdhrat e paligjshëm. Askush nuk është i detyruar të zbatojë urdhra që shkelin ligjin ose Kushtetutën tonë", shtuan ata. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti veprimet e deputetve si "kryeneçësi" dhe "tradhti".

Si duket faqja 'shkelësve në media'

Faqja përmban një "sallë turpi për shkelësit" me një listë historish që Shtëpia e Bardhë i konsideron si të pavërteta.

Çdo histori shpjegohet dhe klasifikohetnë kategori të tilla si "gënjeshtër", "mungesë konteksti" ose "lajthitje e majtë".

Shtëpia e Bardhë tha se faqja është "një regjistër historish të rreme dhe mashtruese të medias të konstatuara nga Shtëpia e Bardhë".

Faqja gjithashtu përmban një tabelë ku renditen faqeve e mediave për të cilat administrata pretendon se kanë raportuar në mënyrë jokorrekte. The Washington Post kryeson listën, e ndjekur nga MSNBC (e riemërtuar së fundmi si MS NOW), CBS News, CNN, The New York Times, Politico dhe The Wall Street Journal. Ekziston gjithashtu një seksion me media që sipas administratës së Trumpit janë "shkelës të përsëritur të ligjit të mediave"./ DW

Video

Kompania SpaceX përfundoi me sukses fluturimin e 13-të testues të raketës super të rëndë Starship. Gjatë misionit, për herë të parë u vendosën në orbitë 20 satelitë Starlink V3, ndërsa anija Starship realizoi me sukses uljen e kontrolluar në Oqeanin Indian. Megjithëse përforcuesi Super Heavy nuk arriti të përfundonte uljen e planifikuar, SpaceX e cilësoi misionin si një test të suksesshëm, duke theksuar se objektivat kryesore të fluturimit u realizuan.

Tajfuni Hongxia goditi jugun e Kinës, duke detyruar evakuimin e më shumë se 800 mijë banorëve. Stuhia preku tokën në provincën Guangdong më 26 korrik, me erëra që arritën shpejtësinë deri në 45 metra në sekondë. Autoritetet mbyllën shkollat, pezulluan pjesërisht transportin publik dhe hapën qendra të përkohshme strehimi për banorët. Tajfuni po lëviz drejt zonave të brendshme të vendit, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve dhe dëmeve të mëtejshme.

Këto janë pamjet e momentit kur forcat speciale RENEA rrethojnë automjetin e Nertil Buzit, në operacionin e zhvilluar nën drejtimin e prokurorit Kristi Jorgji. Videoja është regjistruar menjëherë pasi 35-vjeçari liroi 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, të cilën e mbajti peng për disa orë.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news