Bota 2026-01-29 18:20:00 Nga VNA

SHBA e shpalli organizatë terroriste/ Kush janë Garda Revolucionare e Iranit

Ndaje në Whatsapp
SHBA e shpalli organizatë terroriste/ Kush janë Garda Revolucionare e

Mbrojtja e ideologjisë dhe e integritetit të Republikës Islamike ka qenë që në fillim misioni kryesor i Sepah-e Pasdaran, emri persian i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Kjo forcë u krijua në vitin 1979, njëkohësisht me themelimin e Republikës Islamike, me vullnetin e ajatollahut Ruhollah Khomeini. Pas rolit vendimtar që luajti gjatë luftës Iran–Irak në vitet ’80, Garda Revolucionare mbetet edhe sot shtylla kryesore e sistemit politik dhe ideologjik khomeinist.

E njohur për peshën e saj ushtarake, për shtypjen e kundërshtimeve të brendshme dhe për rolin kyç në zhvillimin e programit raketor dhe bërthamor të Teheranit, Garda Revolucionare nuk i përgjigjet qeverive të zgjedhura, por drejtpërdrejt Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei. Ajo numëron qindra mijëra anëtarë dhe është e organizuar në gjashtë departamente.

Mes tyre spikasin milicitë paramilitare vullnetare Basij, të cilat mbështesin forcat e rendit në zbatimin e rregullave islame, përfshirë normat e veshjes – si detyrimi i diskutueshëm për gratë që të mbajnë shami në publik – dhe janë shpesh të përfshira në shtypjen e dhunshme të protestave antigovernative.

Departamentet e tjera përfshijnë forcat tokësore, detare, ajrore-hapësinore, shërbimin e inteligjencës dhe forcat Quds, të ngarkuara me operacionet jashtë Iranit. Këto të fundit veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me të ashtuquajturin “boshti i rezistencës”, një rrjet milicish shiite pro-iraniane në Liban, Siri, Irak dhe Jemen. Për vite me radhë, forcat Quds u drejtuan nga Qasem Soleimani, i vrarë në një sulm amerikan në Bagdad në vitin 2020 dhe i kthyer më pas në simbol dhe figurë mitike të Republikës Islamike.

Struktura ushtarake e Gardës Revolucionare përbën një ushtri paralele ndaj asaj zyrtare dhe, për nga numri, e tejkalon atë. Pa përfshirë Basij-in, vlerësohet se Garda ka rreth 190 mijë anëtarë, të cilëve u shtohen 150 mijë trupa tokësore, rreth 100 mijë pjesëtarë të marinës dhe 15 mijë të forcave ajrore. Ndërkohë, disa nga drejtuesit kryesorë të Gardës Revolucionare janë vrarë nga Izraeli gjatë të ashtuquajturës “lufta 12-ditore” në qershor 2025.

Përtej rolit ushtarak, Garda Revolucionare ushtron ndikim të thellë edhe në jetën politike, si dhe në universitete dhe qendra kërkimore.

Fuqia e saj ekonomike përfaqësohet nga Khatam al-Anbiya, një konglomerat i lidhur ngushtë me Gardën Revolucionare, i cili kontrollon qindra kompani në sektorin e infrastrukturës. Sipas raporteve të SHBA-së, të ardhurat e kësaj strukture përdoren për financimin e programit bërthamor iranian dhe për mbështetjen e milicive shiite në rajon.

 

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news