Bota 2025-12-03 09:31:00 Nga VNA

Kremlin/ 5 orë takim Putin – Witkoff në Rusi, çfarë po diskutohet

Ndaje në Whatsapp
Kremlin/ 5 orë takim Putin – Witkoff në Rusi, çfarë

Pas takimit me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Moskë i dërguari SHBA-së Steve Witkoff, sipas të dhënave të Kremlinit, do të kthehet në SHBA, për të informuar presidentin Donald Trump lidhur me rezultatet e bisedimeve.

Më pas përfaqësues të SHBA-së, ndër ta edhe dhëndri i Trumpit Jared Kushner, sërish do të marrin kontakt me Rusinë, tha për mediat ruse këshilltari i Putinit Juri Ushakov pas bisedimeve që zgjatën rreth pesë orë në Kremlin. Në takim është diskutuar për pikat e planit të paqes të Trumpit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ushakov i cilësoibisedimet si konstruktive, me përmbajtje dhe të dobishme. Palët, sipas tij, nuk janë shumë larg një paqeje, por as edhe nuk janë afër një zgjidhjeje të konfliktit. Ka ende shumë punë, tha Ushakov.

Ende nuk ka një kompromis lidhur me çështjen e shkëputjes së territoreve ukrainase që kërkon Rusia. Putin kërkon të gjithë Donbasin, ndonëse ai nuk i kontrollon disa pjesë të këtij rajoni. Kievi vazhdimisht e hedh poshtë këtë kërkesë.

Një plan paqeje prej 28 pikash u bë publik në fund të nëntorit. Por ky plan ditëve të fundit ka pësuar ndryshime, sepse për Ukrainën dhe shtetet europiane shumë nga propozimet fillestare nuk janë të pranueshme.

Së fundi SHBA-ja punoi në nivel bilateral me Ukrainën për planin. Putin që prej më shumë se tre vjet e gjysmë ka dërguar trupa në Ukrainë.

Video

Bota në një minutë..

Protestat e nxënësve të shkollave të mesme vijuan të premten në Francë, ndërsa tensionet mbeten të larta. Vetëm gjatë ditës së premte u arrestuan 1,747 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i arrestimeve që nga e hëna ka kaluar 5,000. Shifrat u bënë publike nga ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i cili tha se protestat prekën 735 shkolla, rreth 30% më pak se në ditët e mëparshme. Sipas tij, incidente të dhunshme u regjistruan pranë 158 shkollave, me hedhje objektesh dhe përleshje që përfshinë forcat e rendit, mësues, gazetarë dhe kalimtarë. Lëvizja nisi më 17 shtator në rajonin e Parisit, si protestë kundër kushteve në shkolla dhe mungesës së fondeve për arsimin. Ajo është përhapur gradualisht në të gjithë vendin dhe është shoqëruar me incidente në disa qytete.

Bota në një minutë..

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news