Kronika 2026-11-03 13:00:00 Nga VNA

Apeli i GJKKO lë në burg ish-shefin e laboratorit kriminalistik, liron Embro Sulejmanin. Pritet vendimi për Vlora Hysenin

Ndaje në Whatsapp

Apeli i GJKKO lë në burg ish-shefin e laboratorit kriminalistik, liron

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të lërë në burg Fatjon Kalluçin, ish-shefin e laboratorit kriminalistik, i dyshuar për lidhje me Ergys Agasin.

Ndërsa u zbut masa për Embro Sulejmanin nga burg në detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Sulejmani rezulton se e ka gruan shtatzënë dhe rrethana të vështira familjare.

Në orën 13:00 nis seanca për ish-shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni.

1. Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa u takon disponimeve kundrejt Z. E.S.

2. Ndryshimin e Vendimit nr. 70, datë 24.09.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa u takon disponimeve kundrejt Z. E.S.

3. Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, të parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj Z. E.S.

4. Urdhërimin e Z. E.S. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin paraprak të gjykatës.

5. Ndalimin e përdorimit të dokumenteve identifikuese për daljen jashtë shtetit të Z. E.S. pa autorizimin paraprak të gjykatës.

6. Caktimin ndaj Z. E.S. të masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale.

7. Detyrimin e Z. E.S. të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 09:00, para oficerit të policisë gjyqësore që heton çështjen, si dhe sa herë të thirret nga organet proceduese në vijim të procedimit penal.

8. Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të Z. E.S., nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.

9. Miratimin e Vendimit nr. 70, datë 24.09.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa u takon disponimeve kundrejt Z. F.K.

10. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

11. Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake.

12. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, më datë 03.11.2026.

GJYQTAR

FLORJAN KALAJA

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news