Kronika 2026-11-03 11:51:28 Nga VNA

Dita e 22-të e protestës/ Studentët marshojnë në fakultetet e Tiranës, thirrje për bojkot të mësimit dhe dorëheqjen e Ramës

Ndaje në Whatsapp

Dita e 22-të e protestës/ Studentët marshojnë në

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa të rinjtë kanë vijuar edhe këtë të martë marshimin në universitetet dhe fakultetet e Tiranës, duke bërë thirrje për bojkotimin e procesit mësimor dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mobilizimi ka nisur mëngjesin e sotëm pranë Universitetit Politeknik, ku studentët u kanë kërkuar kolegëve të tyre të braktisin auditorët dhe t'i bashkohen protestës. Me thirrjet “Bojkotoni mësimin!” dhe “Bashkohuni me ne!”, ata kanë vijuar marshimin drejt Universitetit të Arteve dhe më pas Fakultetit të Ekonomisë, ku kanë përsëritur mesazhin “Bojkoto dhe protesto”.

Studentët kanë paralajmëruar se marshimi do të shtrihet edhe në fakultete të tjera të kryeqytetit, me synimin për të zgjeruar pjesëmarrjen në protestë. Sipas tyre, janë zhvilluar diskutime dhe është vendosur bashkëpunim me grupe studentore nga universitete të ndryshme, përfshirë edhe studentët e Mjekësisë, për të koordinuar bojkotin e procesit mësimor.

“Protestë deri në dorëheqjen e Ramës” është mesazhi kryesor i lëvizjes, ndërsa të rinjtë këmbëngulin se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e tyre.

Ndërkohë, studentët kanë vijuar të refuzojnë ftesat e kryeministrit Edi Rama për dialog. Edhe këtë mëngjes, kreu i qeverisë ka përsëritur thirrjen për diskutime, duke vendosur sërish fletushka me mbishkrimin “Dialog” mbi tryezën prej guri përpara Kryeministrisë.

Në përgjigje, të rinjtë kanë ironizuar ftesën e tij, duke vendosur mbi disa karrige pranë Universitetit Politeknik fotografi që, sipas tyre, dokumentojnë dhunën policore ndaj protestuesve. Krahas fotografive, ata kanë vendosur edhe letra me mbishkrimin “Diktator”.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për dialog, studentët mbeten të vendosur në kërkesën për largimin e kryeministrit dhe qeverisë, ndërsa synojnë ta zgjerojnë lëvizjen protestuese në të gjitha universitetet e kryeqytetit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news