Kronika 31 January 2025, 09:44 Nga VNA

Vodhi një thes me arra, gjykata e Tiranës e lë në arrest shtëpie

Ndaje në Whatsapp
Vodhi një thes me arra, gjykata e Tiranës e lë në arrest

Gjykata e Tiranës caktoi masën e "arrestit në shtëpi" për Drilon M., pasi dyshohet per vjedhjen e një thesi me arra në një dyqan fruta-perimesh në Tiranë. Ai është denoncuar nga pronarët e biznesit të cilët kanë parë nga kamerat e sigurisë që 35-vjecari kishte marrë thesin me arra dhe më vonë shkoi të vidhte edhe banane.

Në seancë Drilon M., deklaroi se ka qenë i dehur dhe nuk mban mend asgjë. "Kërkoj ndjesë"- tha ai. Avokatja e tij kërkoi masë të lehtë sigurie pasi tha se klienti i saj është penduar si dhe është i padenuar më parë. Gjykata vlerësoi ta lërë në arrest shtëpie.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme