Kronika 28 July 2026, 14:39 Nga VNA

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, sekuestrohen dokumente për udhëtimet dhe dietat e Erion Veliajt

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvd.PNG

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës, si pjesë e veprimeve hetimore në kuadër të dosjes së njohur si “Veliaj 2”.

Sipas burimeve, hetuesit e SPAK kanë kryer kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente në institucionin e Bashkisë së Tiranës. Mes materialeve të marra gjatë operacionit mësohet se janë edhe dokumente që lidhen me udhëtimet zyrtare të kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe praktika të lidhura me dietat.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dokumentacioni është kërkuar për t’u administruar si pjesë e procedurës hetimore, ndërsa materialet e sekuestruara pritet të analizohen nga organi i akuzës në vijim.

Kontrollet në Bashkinë e Tiranës janë zhvilluar në kuadër të hetimeve për çështjen “Veliaj 2”, ndërsa SPAK vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj dosjeje.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme