Bota 12 December 2024, 08:19 Nga VNA

Një vit luftë Izrael Palestinë, sinjale për marrëveshje armëpushimi

Ndaje në Whatsapp
Një vit luftë Izrael Palestinë, sinjale për marrëveshje

Izraelitët dhe palestinezët po sinjalizojnë përpjekje të reja drejt një marrëveshjeje armëpushimi qoftë edhe të kufizuar, për herë të parë që prej një viti. Marrëveshja do të ndalonte luftimet në Gazë dhe do të kthente në Izrael disa nga pengjet që ende mbahen në enklavën palestineze.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i tha homologut të tij amerikan Lloyd Austin në një telefonatë të mërkurën se tani ekziston një shans për një marrëveshje të re që do të lejonte kthimin e të gjithë pengjeve, përfshirë qytetarët amerikanë, tha zyra e zotit Katz.

Megjithatë një diplomat perëndimor në rajon tha se marrëveshje ka të ngjarë të jetë e kufizuar, duke siguruar lirimin e një numri të vogël pengjesh dhe një ndërprerje të shkurtër të luftimeve. Një armëpushim i tillë do të ishte vetëm i dyti që nga fillimi i luftës në tetor 2023.

Optimizmi i përmbajtur po shprehet ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Jake Sullivan shkon në Izrael për bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu të enjten dhe më pas në Egjipt dhe Katar, që ashtu si SHBA po luajnë rol ndërmjetës për një marrëveshje.

Ndërkohë Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka kërkuar që militantët e grupit palestinez të Hamasit të lirojnë pengjet e mbajtura në Gazë përpara se ai të marrë pushtetin nga Biden më 20 janar. Përndryshe, zoti Trump ka thënë se ata “do ta paguajnë shtrenjtë”.

Izraeli thotë se 100 pengje vazhdojnë të mbahen në Gazë. Shtatë besohet se janë shtetas amerikanë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme