Kronika 15 October 2024, 19:41 Nga VNA

Në prag të garës/ Kreu i Policisë takon drejtorët e qarqeve u bën "presion" për rezultate  

Ndaje në Whatsapp
Në prag të garës/ Kreu i Policisë takon drejtorët e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka thirrur sot një takim me drejtuesit e policive në qarqe. Takimi, sipas burimeve, nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta dhe Proda u ka kërkuar vartësve rezultate konkrete në detyrë. Ky takim duket formal, pasi brenda kësaj jave pritet të miratohet rregullorja e re dhe të hapet gara për zgjedhjen e drejtorëve të rinj. Proda u zgjodh në krye të Policisë së Shtetit në një proces që ngriti shumë pikëpyetje. Ilir Prodës iu sekuestrua celulari nga SPAK nën dyshimet për dekonspirimin e aksionit për goditjen e grupit kriminal Çopja. Hetimet për rastin po vijojnë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme